Vjedhin xhiron ditore, shkaterrojne lokalin
Fier- Shkaterrojne pajisjet e lokalit pas plackitjes se xhiros ditore, kapen dy te dyshuar pasi i tradhtuan gjurmet e gishterinjve. Policia e Fierit nisi procedimet pas arrestimit te dy te dyshuarve Bujar Troka 31 vjec, banues ne Frakull dhe Pajtim Isaraj 29 vjec, po nga ky fshat. Burime zyrtare sqaruan se ne bashkepunim me njeri-tjetrin dy te rinjte kane konsumuar vepren penale te "vjedhjes" dhe "shkaterrimit te prones". Pasi kane hyre ne ambientet e lokalit me pronar bashkefshatarin e tyre me inicialet B. H., Troka dhe Isaraj kane shkaterruar pajisjet brenda tij dhe marre nga arka 20 mije leket e xhiros. Te dyshuarit jane kapur disa ore pas krimit dhe izoluar ne ambientet e paraburgimit te komisariatit Fieri. Pas hetimeve paraprake, materialet proceduriale iu kaluan Prokurorise se Rrethit per veprime te metejshme.