E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arka e shtetit mungojne 5.5 mld leke

Financat Nuk u realizuan parashikimet qe kishim per te ardhurat ne buxhetin e shtetit nga tatimet dhe doganat

E vetmja takse qe ka kaluar planin eshte ajo e pasurise. Nuk mblidhen as taksat e bizneseve


TIRAN- Arkes se shtetit i mungojne plot 5.48 miliarde leke. Raporti me i fundit i Ministrise se Financave ne lidhje me te ardhurat dhe shpenzimeve per muajin nentor pasqyron mosrealizim te parashikimeve per te ardhurat ne buxhetin e shtetit ne treguesit me kryesore te tyre sic jane ato nga tatimet dhe doganat.
Bilancin e te ardhurave ne arken e shtetit e kane perkeqesuar mosrealizimet e te ardhurave nga Tatimet te cilat perbejne shtyllen kurrizore te sistemit fiskal shqiptar. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave keto te ardhura pasqyrohen me nje mosrealizim te planit me minus 8.58 miliarde leke deri ne fund te muajit nentor.


Pergjate kesaj periudhe Ministria e Financave kishte parashikuar ne buxhetin e ndryshuar ne Korrik te ketij viti te mblidhte ne total rreth 270 miliarde leke te ardhura tatimore por ne fakt jane mbledhur rreth 261.3 miliarde leke me nje realizim te planit prej 96.8 per qind. Me mosrealizim gjithashtu paraqiten edhe te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar me minus 6.7 miliarde leke nga Tatimi mbi te Ardhurat Personale me minus nje miliard leke taksat doganore me minus 430 milione leke etj. Shqetesuese gjithashtu jane edhe te dhenat per skemen e Sigurimeve Shoqerore deri ne fund te muajit Nentor kjo skeme paraqitet me nje mosrealizim prej 813 milione lekesh.


Gropa prej 8.58 miliarde leke e krijuar nga mosrealizimi ne te ardhurat tatimore eshte rikuperuar disi nga zera te tjere sic jane te ardhurat nga taksat nacionale te cilat paraqiten me plus 2.5 miliarde leke apo te ardhurat jotatimore me plus 4.5 miliarde leke. Pavaresisht ketyre treguesve bilanci perfundimtar i te ardhurave ne buxhetin e shtetit rezulton me minus 5.48 miliarde leke.


Realizimi i te ardhurave nga pushteti vendor vazhdon te jete nje sfide me vete. Deri ne fund te nentorit te ardhurat nga ky pushtet paraqiten me nje realizim deri ne 78.5 per qind te parashikimeve. Deri ne fund te nentorit financat kishin parashikuar te mblidhnin nga Pushteti Vendor rreth 13.5 miliarde leke nderkohe qe jane mbledhur vetem 10.6 miliarde leke. I vetmi tregues pozitiv i taksave te mbledhura nga bashkite dhe komunat eshte taksa mbi pasurine e cila paraqitet me nje tejkalim plani prej 45 milione lekesh ndersa taksa mbi biznesin e vogel dhe taksa lokale paraqiten me mosrealizime te konsiderueshme.


Edhe pse te gjithe treguesit e realizimit te planit qendrojne mbi 97 per qind duhet theksuar se ne Korrik te ketij viti qeveria reduktoi ne maksimum parashikimet ne zerin e te ardhurave dhe megjithate treguesit flasin perseri per mosrealizim. Ne fillim te vitit 2010 te ardhurat totale ne buxhet ishin parashikuar ne rreth 361 miliarde leke me pas ne Korrik qeveria i uli ato deri ne rreth 333 miliarde leke. Pavaresisht kesaj deri ne fund te nentorit ky tregues paraqitet me minus 5.48 miliarde leke duke bere te domosdoshme mbledhjen brenda muajit dhjetor te rreth 40 miliarde lekeve per te realizuar planin gje e cila referuar ritmit te realizimit te te ardhurave gjate muajve te kaluar duket me se e pamundur.


SHNIMI

Ne fillim te vitit 2010 te ardhurat totale ne buxhet ishin parashikuar ne rreth 361 miliarde leke me pas ne Korrik qeveria i uli ato deri ne rreth 333 miliarde leke. Pavaresisht kesaj deri ne fund te nentorit ky tregues paraqitet me minus 5.48 miliarde leke


Te dhenat per skemen e Sigurimeve Shoqerore jane teper shqetesuese. Deri ne fund te muajit Nentor kjo skeme paraqitet me nje mosrealizim prej 813 milione lekesh. Buxheti i shtetit duhet te financoje pjesen me te madhe te skemes per pensionet


Ulja e te ardhurave nga TVSH tregon qe ne vend ka rene fuqia blerese. Shpenzime te uleta edhe per festat
Ulen te ardhurat nga TVSH
shqiptaret nuk shpenzojne


Perpos mosrealizimit te te ardhurave ne buxhetin e shtetit ajo qe shqeteson me shume autoritetet dhe ekspertet eshte ulja e te ardhurave nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar. Ky tatim eshte ne nivelin e 20 per qind dhe perben nje tregues te drejtperdrejte te konsumit te qytetareve. Nje rritje e te ardhurave nga ky tatim pasqyron shtim te qarkullimit te mallrave si dhe te shpenzimeve te konsumatoreve si dhe e anasjellte. Ne keto kushte mosrealizimi i te ardhurave nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar ne nivelin e minus 6.7 miliarde lekesh paraqet nje ulje te metejshme te konsumit ne vend duke perligjur keshtu edhe shqetesimin e shprehur nga Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani ne lidhje me shpenzimet e qytetareve. Qeveria kishte parashikuar te mblidhte rreth 110 miliarde leke nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar nderkohe qe deri ne fund te nentorit jane realizuar 103.3 miliarde leke.


Nje jave me pare Fullani i kerkoi konsumatoreve dhe bizneseve te kishin me shume besim ne ekonomi duke investuar. Te dhenat e Bankes se Shqiperise per tremujorin e trete te ketij raportonin per nje rritje te ngadalte te konsumit si dhe te investimeve private ne Shqiperi pavaresisht rritjes se te ardhurave si dhe numrit te te punesuarve ne sektorin privat. Ecuria e shpenzimeve konsumatore kushtezohet kryesisht nga pasiguria per te ardhmen sikurse ilustrohet nga te dhenat e vrojtimit konsumator nderkohe qe fenomeni i rregullimit te bilanceve financiare te familjeve shqiptare eshte me pak i nevojshem se ne vendet e tjera. Te dhena te terthorta sugjerojne per nje rritje te ngadalte te konsumit dhe te investimeve private ne tremujorin e trete te vitit. Edhe pse ne prani te rritjes se te ardhurave sic deshmohet nga ecuria e pages reale e numrit te te punesuarve dhe e remitancave kerkesa konsumatore vijon te jete e dobet - do te deklaronte gjate konferences se fundit per shtyp Fullani. Ulja e kerkeses pasqyrohet edhe ne treguesit e inflacionit pergjate kesaj periudhe. BSH konfirmon nje inflacion mesatar pergjate tremujoreve te pare te vitit ne nivelet e 2.8 per qind duke rene keshtu per here te pare gjate ketij viti poshte parashikimeve te saj si dhe te qeverise.


Sa peshon demi financiar
Shuma prej 5.48 miliarde lekesh 50 milione dollare e trajtuar ne raport me buxhetin e shtetit perben sasi te konsiderueshme parash. Ajo eshte perafersisht sa nje e treta e fondit total qe ka pasur per vitin 2010 Ministria e Brendshme ose rreth tre here me e madhe se fondi qe ka marre Ministria e Puneve te Jashtme. Pergjate vitit 2011 qeveria ka ndare rreth 4 miliarde leke per te perndjekurit dhe pronaret. Kjo shume prej 5.48 miliarde leke eshte rreth 15 here me e madhe se fondi qe qeveria ka parashikuar per kompensimin e energjise elektrike pergjate vitit 2011.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›