E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina perplas kembesorin ne Lushnje humb jeten 40 vjecari

Lushnje 25 dhjetor NOA-Nje makine me targa te Tiranes ka perplasur nje kembesor ne aksin rrugor Fier-Lushnje.

Si pasoje e ketij aksidenti ka mbetur i vdekur kembesori i cili eshte identifikuar dhe quhet Ylli Abduraman i moshes 40 vjec.

Menjehere pas aksidentit policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit i cili nuk ka bere rezistence.

Mesohet se aksidenti ka ndodhur ne fshatin Rrapez te Lushnjes nderkohe qe burime zyrtare te agjencise se lajmeve NOA konfirmojne se aksidenti ka ardhur si rrjedhoje e shpejtesise tej normave te lejuara nga ana e automjetit.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›