Vlorë, digjet automjeti, nuk ka të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur minuta më parë, ku një automjet i parkuar poshtë një pallati, në lagjen “24 Maji” ka marrë zjarr. Burime nga policia bëjnë të ditur se dyshohet që zjarri të ketë ardhur si rezultat i një defekti teknik, ndërsa po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Fatmirësisht përvec dëmtimit të automjetit, nuk ka pasur të lënduar.