Moti i keq dy avione te linjave te Prishtines ulje te detyruar ne Rinas

Moti i keq në rajon dhe reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që dy avionë të realizonin ulje të detyrar në Rinas. Të dyja uljet u përkasin linjave të Prishtinës.
Avioni i parë i përkiste linjës Lubjanë-Prishtinë, ndërsa Avioni I dytë ishte nisur nga Prishtina për në drejtim të Shkupit.
Sipas burimeve të Abc News pasagjerët kanë qenë në gjëndje të mirë dhe kanë kaluar pak orë në ambjentet e tranzitit. Pasagjerët janë larguar me të njëjtët avionë pasi është marrë sinjalizimi për përmirësimin e kushteve klimaterike në aeroportet e Prishtinës në Kosovës dhe Shkupit në Maqedoni.
Në aeroportin Nënë Tereza të Rinasit, fluturimet kanë vijuar normalisht gjatë ditës së sotme.
Burimet sqaruan për Abc News se autoritet aeroportuale po mbajnë kontakte me kolegët e aeroporteve të Rajonit dhe më gjerë për informacionet rreth zhvillimeve të kushteve klimaterike.