E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Prioritet per 2012 integrimi ne Bashkimin Europian

Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, ka vlerësuar se diplomacia shqiptare ka arritur objektivat e saj përgjatë vitit të kaluar, që konsistojnë në: avancimin e procesit të integrimit europian; rigjallërimin e marrëdhënieve dypalëshe me gjithë vendet e botës; vijimësinë e kontributeve konstruktive në rajon dhe në organizatat ku marrim pjesë, dhe avancimin e procesit të njohjeve dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës. Në analizën vjetore të dikasterit që drejton, Haxhinasto ka theksuar se integrimi në Bashkimin Europian mbetet prioritet kryesor. Për vitin 2012 ministri Haxhinasto tha se ngjarjet më të rëndësishme janë kryesimi i KiE nga Shqipëria (periudha maj-nëntor 2012), kur do të jetë hera e parë që vendi ynë do të drejtojë një organizatë të përmasave të tilla. Gjithashtu një ngjarje e rëndësishme është 100 vjetori i pavarësisë, ku do të ketë një sërë aktivitetesh festive nga gjithë ambasadat tona në mbarë botën për të konsoliduar me tej rolin që shqiptarët luajnë në rajon dhe përtej tij.
Shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se Shqipëria ka një kontribut për paqen në botë, si anëtare e NATO-s. Ministri Haxhinasto shtoi se gjatë vitit të fundit është luajtur rol i rëndësishëm për njohje të reja të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›