E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajoni nuk mund të jetë i qetë pa u zgjidhur çëshja e Luginës së Preshevës

KOSOVE- Pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, më 19 prill në Bruksel, për shqiptarët e Luginës së Preshevës u krijua një situatë krejtësisht tjetër. Këtë e konfirmon edhe kreu i komunës së Preshevës së Ragmi Mustafa, në një intervsitë për Radio Kosovën. Mustafa nënvizoi që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në takimet që zhvillon në Bruksel të kërkojë më shumë të drejta për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Sipas tij Serbia e ka njohur Republikën e Kosovës edhe pse ajo nuk e ka shkruar në dokumente. “Thaçi të ngulë këmbë më shumë për shqiptarët e Luginës së Preshevës ashtu siç bën Daçiç për serbët në veri të Kosovës.”

Mustafa deklaroi se shqiptarët e Luginës së Preshevës i janë drejtuar Serbisë me kërkesa në rrugë institucionale dhe kanë kërkuar që të mos diskriminohen. “Në të kundërtën ai konsideron se në atë pjesë duhet të instalohet një forcë ndërkombëtare siç është KFOR-i në Kosovë. Është domosdoshmëri e kohës që të instalohen forcat ndërkombëtare në Luginë, përderisa nuk vetëdijesohet Serbia se këtu ka shqiptarë dhe këta duan lirinë e tyre plotë”, tha Mustafa.

Reciprociteti i të drejtave që i gëzojnë serbët në Kosovë me shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të krijonte një normalizim të plotë të marrëdhënieve, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe vet shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›