E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinema, fillon festivali i filmit në Kanë

KANË- Pas disa muajsh thashethemesh dhe reklamash tërheqëse të filmave dhe yjeve, tani aksion! Mbrëmjen e sotme, Festivali i 66-të i Filmit në Kanë hap dyert për të gjithë botën, me Leonardo DiCaprion për të shumëpriturin "The Great Gatsby".

Si çdo vit, fansat do të jenë të shumtë gjatë 12 ditëve për të parë aktorët e tyre të preferuar, të cilët do të dalin nga hotelet luksoze.
Skena me një tapet të kuq do të jetë interesante për ekipin e filmit, "The Great Gatsby".

DiCaprio, Tobey Maguire dhe Carey Mulligan do të jenë të parët, të cilët do të përballen me kritikën e Kanës.
Skena do t'i kthente kujtime të bukura aktores Nicole Kidman, filmi i së cilës "Moulin rouge" u paraqit në vitin 2001.

Aktorja australiane rikthehet këtë vit si një anëtare e jurisë së bashku me austriakun Christoph Waltz, francezin Daniel Auteuil, indianen Vidya Balan, regjisorin tajvanez Ang Lee, rumunin Cristian Mungiu, japonezen Naomi Kawase dhe britaniken Lynne Ramsay.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›