E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij

Aleks eshte nje emer i perhapur ne Shqiperi. Ka shume Alekse. Por sot ka veten nje Aleks qe u shkon ndermend te gjitheve kur e degjojne kete emer. Aleks Nika 36- vjecari nga Lezha.
shte ai qe u godit me plumb ne koke ne demonstraten e 21 janarit rreth ores kater pasdite ne trotuarin e Kullave Binjake perballe kryeministrise dhe kryeministrit Sali Berisha.

shte ai qe u shemb ne koma eshte ai qe mbajti pezull per gjashtembedhjete dite me radhe pritjen akthin dhe lutjen e mijera e mijera shqiptareve qe deshironin me gjithe fuqine e shpirtit qe Aleksi te mbetej ne jete.


Sepse ishte i ri. Sepse ishte djale deshiri sepse ishte vellai i vetem i kater motrave sepse ishte babai i dy vajzave te vogla sepse ishte qelluar ne bulevard ne nje demostrate te thirrur nga opozita e vendit te tij sepse arma vrastare qe u shkreh mbi Aleksin ishte shkrehur mbi gjithe njerezit qe ishin rreth e rrotull tij ne ate cast tragjik dhe ishte shkrehur po ashtu mbi gjithe pjesemarresit ne demonstraten e 21 janarit dhe mbi gjithe ata qe nuk moren pjese fizikisht ne ate demonstrate por qe ishin atje me mendje e me zemer dhe ishte shkrehur gjithashtu mbi gjithe shqiptaret e tjere qe ishin kunder demonstrates dhe opozites por qe nuk mund ta pranonin e nuk mund ta pranojne kurre qe ne shekullin e njezet e njete njezet vjet pas renies se regjimit komunist qeveria e tavolines dhe kulisave Berisha-Meta apo cdo qeveri tjeter tu pergjigjet me plumba qytetareve qe kerkojne doreheqjen e saj.


Ato plumba ajo masaker politike e panjohur ne token e Europes ato jete te humbura ndane ne dysh kohen e Shqiperise . Kohen para 21 janarit dhe kohen pas 21 janarit. Por ndane ne dysh edhe njohjen tone per qeverine dhe qeverisjen e sotme te Sali Berishes. Dinim shume por jo kaq shume per kete qeveri dhe qeverisje.


Dinim se korrupsioni dhe iracionalizmi si ane te se njejtes medalje ishin bere karakteristikat e saj dalluese. Pa patur para syve videoskandalet e shfaqura dhe te pashfaqura por thjesht duke vleresuar shkallen e larte te arrogances dhe irracionalizmit ne oborrin e kryeministrit te vendit ne mund ta kuptonim se korrupsioni dhe abuzimet me pushtetin ishin ngjitur ne te njejten shkalle.


Me 21 janar dhe pas 21 janarit pame se e keqja brenda kesaj qeverie kishte shkuar pertej njohjes sone me sakte pertej njohjes sime. Nuk e imagjinoja dot para kesaj date se garda e kryeministrit mund te vriste protestues opozitare ne bulevard nuk e mendoja se kryeministri do ti shperblente me stimuj morale dhe materiale ata qe hapen zjarr per rrjedhim edhe ata qe vrane e plagosen qytetare shi ashtu sic shperbleheshin ne komunizem kufitaret qe vrisnin njerez ne kufi. Nuk e dinim tamam se ku ishim. E mesuam me cmimin e larte te jeteve qe humben. E verteta ashtu si liria ka deshmoret e saj.


Aleks Nika eshte njeri prej tyre. Tani Shqiperia politike dhe qeveria e saj jane shume me te qarta se sa ishin para 21 janarit. Per gjithe Perendimin. Per gjithe shqiptaret. Nuk ka qene nevoja te derdhej gjak per kete lloj transparence. Politika e urte dhe moderne e shmang derdhjen e gjakut. Por me sa duket cmimin e sakrificave e cakton gjithnje masa e se keqes qe duhej shkulur.


Aleks Nikes nuk i kishte pushuar ende zemra kur opozita zhvilloi marshimin-homazh ne nderim te Hekuran Dedes Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit ne 28 janar. Aty ku u vra Aleksi kane ndezurt qirinj vetem nena dhe te afermit e tij. Sot do te kete nje demostrate te re ne bulevard. shte rasti per ti blatuar Aleksit heshtjen dhe perkuljen e madhe te Tiranes opozitare.


shte rasti per te njohur e nderuar motivet qe e sollen ate ne protesten e 21 janarit. Jane te thjeshta sa ska keto motive sic jane zakonisht gjerat e ndershme. Vete Aleksi ua kishte thene disa here para dites se kobshme miqve dhe shokeve te tij socialiste demokrate apo pa parti ne Lezhe.


Jane motivet tipike te nje qytetari te pjekur dhe punetor qe ka krijuar konceptet dhe bindjet e tij ne shoqerine e hapur qe ka pare bote me sy qe ka ngritur me mund dhe djerse shtepine e tij te re dhe biznesin e tij te vogel ne vendlindje qe perpiqet per me mire qe enderron per me mire qe rropatet te qendroje me thonj me dhembe perballe sfidave te jetes qe u ve gjoksin veshtiresive qe shqetesohet dhe reagon kunder demagogjive dhe padrejtesive qe ndjen rrezikun e falimentimit ne nje ekonomi qe rrokulliset qe kupton dhe perjeton efektet shkaterrimtare te abuzimeve dhe korrupsionit qeveritar. Me foli per korrupsionin tregon miku i tij Gj. Donaj me te cilin kishte pire kafe mengjesin e dites kur do te nisej per ne Tirane. Tha se po kalohet cdo mase.


Nuk kam patur rastin ta takoj dhe te rri me Aleks Niken. Plagosja dhe mandej vdekja e tij u bene shkak qe te njihem nga afer me punen e tij me miqte dhe shoket e tij dhe te krijoj permes tyre nje mendim te pergjithshem per tipin e opozitarit te lire e te thjeshte te kohes sone. I rreshtuar politikisht por jo fanatik partiak.


Perdorues i lirise idhtar i drejtesise dikush qe nuk ia ha qeni shkopin dikush qe nuk ia kerkon shtetit ate qe mund te beje si individ dhe nga ana tjeter nuk terhiqet si individ per ate qe duhet tia kerkoje shtetit dikush qe angazhohet qe njeh nje detyre te veten ne nevojen e bashkimit dhe reagimit qytetar kunder keqqeverisjes. Ne keto konture shohim tipin e opozitarit popullor tipin e antikoformistit popullor qe Shqiperia vazhdon ta krijoje qe po vjen duke u shumuar per tu bere me kalimin e kohes shtylla herkuliane e demokracise ne kete vend.


Kushdo qe do te vizitoje shtepine e bukur te Aleksit ne Gryke Manati te Lezhes kushdo qe do te vizitoje biznesin e tij te vogel ne qytetin e Lezhes kushdo qe do te marre sadopak informacion nga shoket e tij per natyren dhe aspiratat e tij do te kuptoje se me 21 janar me selektim apo jo plumbat e gardes qe u nisen nga selia e kryeministrise vrane ne bulevardin Deshmoret e kombit kete tip qytetari dhe opozitari qe pershkruam pak me siper. Ne kete pike Aleks Nika ishte si tre te vraret e tjere.


Pervecse ne fatin e deshmoreve te lirise dhe se vertetes ata qelluan te lidhur edhe ne fatin e baballareve qe lane pas nga dy femije jetime secili.


Por fati i Aleksit qe u bashkua me vonese me tre bashkudhetaret e tij te perjetesise pati edhe nje akt shtese ate te rivrasjes me fjale dhe me genjeshtra qeveritare teksa po jepte shpirt ne Spitalin Ushtarak te Tiranes dhe nuk kishte asnje mundesi tu pergjigjej trillimeve dhe shpifjeve te kryeministrit Berisha dhe ministrave te tij te shkalluar.


Tha Sali Berisha per Aleksin ne diten e katert apo te peste te dergjjes se tij ne koma se kishte ardhur ne proteste sepse i kishin premtuar ta benin kryetar komune- nje genjeshter e trashe nga ato qe Berisha i shpik vete apo i merr dhe i emeton nga celulari i tij i prishur pa asnje filter logjik dhe njerezor. Ministrat e kabinetit te tij e ndoqen shefin me shpifje dhe trillime te tjera akoma me te uleta dhe antinjerezore shprehje e erresimit te mendjes nga kompjeksi i fajit apo nga paragjykimi ekstrem i kundershtarit.


Shpifjet kishin per qellim te benin pis motivet e verteta te ardhjes se Aleksit ne demonstrate dhe kryesorja tia faturonin vrasjen e Aleksit dhe protestuesve te tjere jo atyre qe i vrane por atyre qe i ftuan ne demosntrate. Te riprodhosh aktin e rivrasjes qeveritare te Alesk Nikes eshte njelloj si te vizitosh rebuset e mendjeve te coroditura ku nuk ka vlere te kapesh kunderthenie pasi gjithcka eshte vetem e tille. Por nje gje duhet ta nenvizojme pasi keta te coroditur na qeverisin.


Me ato qe ka thene per Aleks Niken kryeministri i Shqiperise Sali Berisha thjesht ka dekonspiruar mendesine sunduese ne oborrin e tij mendesine sipas se ciles ne kete vend nuk ka njerez te lire nuk ka motive te ndershme por vetem interesa dhe pazare.


Nuk eshte e vertete nuk do te jete e vertete. Kater njerez u vrane qindra mijera protestojne e do te protestojne parreshtur ne emer te lirise. Liria eshte duke e mundur e do ta munde tavolinen qeveritare te pazareve.


Sigurisht Berisha nuk e ka pare dhe dhe nuk e ka llogaritur nje njeri te thjeshte si Aleks Nika kur ka folur ashtu per te. Rivrasja e Aleksit me shpifje eshte vazhdimi i vrasjes se tij me plumb. U vra burracakerisht ne trotuarin e kullave binjake perballe kryeministrise dhe kryeministrit rreth ores kater pasdite kur demonstrata pothuajse ishte shkrehur dhe shumica dermuese e pjesemarresve kishin marre e po merrnin rrugen e kthimit ne shtepi.


U vra sikurse te tjeret per ti hedhur te kembet e Edi Rames dhe opozitareve te tjere si nje mesim per opoziten dhe per popullin opozitar sot dhe neser. Sa e rende Sa e papranueshme ne Shqiperine e sotme euroatllantike Sa pa te ardhme ky mesim i zi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›