E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimi për Shkëlzen Berishën, vazhdon bllokimi i gazetës Zëri në Shqipëri

Share

Prej më shumë se tre ditësh, faqja online e të përditshmes kosovare Zëri (http://www.zeri.info/) nuk mund të vizitohet nga qytetarë të territorit të Shqipërisë e më gjërë. Kurse në Kosovë, faqja funksionon normalisht. Një problem i tillë erdhi një ditë pas botimit të artikullit me titull Sali Berisha, me mafian serbe kundër Kosovës.

Faqja për momentin nuk hapet në vendet jashtë Kosovës, si pasojë e sulmeve nga persona ende të panjohur në drejtim të faqes sonë. Sulmet ndaj nesh kanë nisur pas publikimit të shkrimit me titull Sali Berisha, me mafian serbe, kundër Kosovës në gazetën Zëri, dhe që nga ajo kohë, faqja ka funksionuar me probleme të vazhdueshme thuhet në një reagim të Zëri-t. Informata të sakta se nga kush vijnë sulmet, ende nuk kemi, mirëpo jemi duke u marr me këtë çështje shumë seriozisht.

Në artikullin e shkruar nga Enis Veliu, kryeministri i Shqipërisë akuzohet se ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokim që i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.

Në artikull theksohet se biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës, citon një burim konfidencial Zëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›