Presidenti i ri, Nano takon ambasadorin Arvizu

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar sot me ish kryeministrin Fatos Nano, tek “Piazza” në kryeqytet. I pari që ka mbërritur në takim ka qënë ish-kryeministri Nano ndërsa më pas ka ardhur edhe diplomati amerikan Arvizu.
Takimi vjen dy muaj pasi diplomati amerikan zhvilloi një takim me ish-kryeministrin Nano u njoh nga afër me ambicien e liderit thistiorik të PS-së, Fatos Nano për postin e kreut të shtetit.
Më herët në një pronocim për mediat kryediplomatit amerikan, theksoi se ish kryeministri Nano, është një kandidaturë që duhet të merret në shqyrtim pasi ka shumë kualifikime, por Shqipërisë i duhet një president që shërben me nder, prandaj ka edhe kandidatë të tjerë që duhet të garojnë.
“Kam ndjekur me vëmendje deklaratat e Fatos Nanos. Ai ka shumë kualifikime. Ai ka shprehur interes për këtë dhe nëse dikush shpreh interes kjo e vendos atë në një nivel më të lartë se të tjerët. Është herët të flitet për këtë proces por ka shumë qytetarë të mirë që mund ti shërbejnë këtij vendi me nder. Duhet të gjendet njeriu i duhur dhe kjo është sfida më e madhe për këtë vend” theksoi Arvizu.
Ndërkohë ditën e premte Nano, pas vetëshpalljes të kandidaturës së tij për president, nisi turin e takimeve me kreun e LSI-së Ilir Meta. Takimi u zhillua në hotel “Rogner”, ku Nano mori vlerësimet e kreut të LSI-së megjithëse ky i fundit nuk konfirmoi hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e mundshme të Fatos Nanos.