E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimtari Nasi Lera, rikthehet me “Sytë e Sofisë”

Libri: Sytë e Sofisë

Autori: Nasi Lera

Gjinia: Roman

Shtëpia Botuese: Toena

“Sytë e Sofisë”, është kështu romani i nëntë i shkrimtarit Nasi Lera. Muza e frymëzimit të kësaj vepre janë prindërit e tij. Autori e cilëson si një rrëfim i të përditshmes shqiptare në këto 12 vjet. Ky roman i ka fillesat e tij këtu e 6 vite më parë. Autori na thotë se është një vepër e sinqertë. Personazhet e romanit nuk kanë kufij kohorë e fizikë, sepse dramat e tyre janë edhe tonat. “Sytë e Sofisë” vjen për shkrimtarin pas vëllimit me tregime “Ulërima e heshtur”. Shkrimtari i njohur është nderuar edhe me çmime të rëndësishme. Lera është i njohur si prozator për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar tregime, novela, romane. Veprat më të njohura janë: “Të jetosh kohën”, “Tregime të zgjedhura”, “Sytë e dashurisë”, “Treni ecte drejt dëborës”, “Nata premierë”, “Baladë për vetveten”, “Orët e qytetit të vogël” . Një kontribut të madh ka dhënë edhe në përkthimin e letërsisë, si “I Huaji” i Kamysë dhe shkrimtarit novelist, Jose Saramago. Nasi Lera u lind në Korçë në vitin 1944. Është shkrimtar bashkëkohor shqiptar. Ai kreu shkollën fillore dhe të mesme në Korçë, kurse studimet universitare në Tiranë. Është i njohur si prozator për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar tregime, novela, romane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›