E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks tani e perkthyer ne spanjisht ne sajtin Cablegate

Kubë Në sajtin e Assange, 2000 materiale janë për Kastron

Kuba ka nisur të përkthejë mesazhet diplomatike amerikane që po boton faqja e internetit “Wikileaks”. Dokumentet kanë nisur të shfaqen në faqen zyrtare të internetit “Cubadebate.com”. Mes të tjerave ato i referohen gjendjes shëndetësore të Fidel Castros, e cila vazhdon të mbetet sekret shtetëror. “Cubadebate.cu” është faqja e internetit ku ish-presidenti boton editorialet e tij të rregullt. Tani faqja ka shtuar një seksion të veçantë, të quajtur “Cablegate”. Deri tani ajo ka përkthyer dhe botuar shtatë nga mesazhet diplomatike amerikane të “Wikileaks”, për të cilat pretendon se provojnë lidhjen mes qeverisë amerikane dhe disidentëve të ishullit. Në faqen e internetit thuhet se mesazhet tregojnë se SHBA po bën përpjekje për të organizuar rrjete të të rinjve që do të rrëzonin revolucionin kubanez. Rreth 2 mijë nga çerek milionë telegramet diplomatike i referohen Kubës. Deri tani vetëm 62 janë bërë publike përmes gazetave si “Guardian” në Britani dhe “El Pais” në Spanjë. Qeveria kubaneze thotë se do t'i përkthejë dhe publikojë me radhë.

Ndërkohë “Wikileaks” vazhdon që të publikojë në mënyrë të vazhdueshme përmes sajtit të vet dhe të ashtuquajturat sajte pasqyrë, materialet që kanë të bëjnë me kabllot diplomatike amerikane në lidhe me shumë çështje dhe personazhe publike të politikës, ekonomisë dhe shërbimeve sekrete botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›