Pashk Pervathi ekspozite ne Prishtine

Prishtina ka qënë ndalesa e piktorit Pashkë Përvathi për ekspozitën e tij të radhës. Ekpozita personale e Pervathit është celur në Galerinë e Aretev në Prishtine dhe është vlerësuar shumë mirë nga kritika. Vetë artisti është befasuar nga pritja dhe dyndja e publiku kosovar në sallën e galerisë.
"Jam shumë i lumtur sot këtu, ju them që kam hasur një përkujdesje të jashtëzakonshme që nuk e kam ndeshur asnjëherë më parë, me një publik të jashtëzakonshëm, që e duan artin që e respektojnë. Pata fatin të jem njëri nga piktorët nga Shqipëria që kam shkelur këtu dhe mbresa ime është sa mirë do të ishte që dhe atje ti bëjmë punët sa mirë bëhen këtu në Kosovë", tha piktori Pashk Përvathi.
Ekspozita e Përvathit ka përcjellë për qytetarët e Kosovës, pjesën me përfaqësuese të piktorit. Peisazhet e tij origjinale shfaqin bregdetinj shqiptar, zonën e Korcës e të Vithkuqit, por edhe malësinë e shkodrës. Ekspoziuta është vlerësuar edhe nga Ministri i ri i Kulturës në Kosovë Memli Krasniqi. Pashk Përvathi do të qëndrojë për dy javë në Kosovë.
Aurela Papadhima