Minsk: U shkarkua avokati i protestuesve opozitarë

Avokati i tre protestuesve opozitarë të Bjellorusisë, Pavel Sepelko, tha sot se grupi i avokatëve në Minsk, e ka përjashtuar atë.
Ai theksoi se “shkarkimi im ishte inicuar nga kreu i KGB-së dhe Ministria e Drejtësisë”.
Sapelko i ka mbrojtur figurat opozitare dhe veprimtarët më parë ndersa ishte avokat i ish kandidatit presidencial, Andrei Sannikov, dhe i aktivistëve, Pavel Severinets dhe Dmitri Dashkevich. Që të gjithë këta ballafaqohen me dënime deri në 15 vite burgim për pjesemarrje në protestën e dhjetorit kundër presidentit, Aleksander Llukashenka.
Vendimi i fundit për shkarkimin e Sapelkos do të thotë se ai nuk mund të punoj si avokat.