E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oskar me 2 mije leke

Kur filmat e nderuar me statuja te arta jo vetem mund te shijohen duke shkuar vetem pak hapa larg shtepise... ne nje videoteke por edhe shnderrohen ne burim te pashtershem fitimi nga pirateria

Sapo hyjme ne videoteke nje nga djemte qe punojne aty teksa endemi rafteve te mbushur plot e perplot me miliardat e Hollywood-it na sugjeron me miresjellje nje film te vleresuar me Oskar. Do ishte mire te shihnit Black Swan nje thriller-psikologjik me ne qender nje balerine qe shkon deri ne cmenduri qe interpretohet mjeshterisht nga Natalie Portman. Gjithe bota po le koken pas saj - thote ai pa na lene kohe ti pergjigjemi se kete film e kemi pare me kohe madje me nje cmim qesharak prej 1 mije lekesh per CD. Pyesim veten se si do ndjehej Portman apo regjisori Darren Aronofnsky per kete detaj... apo pavaresisht kostove atyre u intereson te kene fansa edhe ne nje vend kaq te vogel si Shqiperia qe ndjek me kujdes cdo zhvillim te kinemase boterore

Ne fakt Black Swan dhe King Speech kane marre bekimin e shume shikuesve dhe kritikeve shqiptare shume jave me pare se aktoret protagoniste e ketyre dy produksioneve te rrembenin cmimet me te lakmuar kinematografike ne bote ate Oskar mbremjen e 27 shkurtit. Kjo sepse fale videotekave qe kane lulezuar gati ne cdo lagje keto vite ne mund te jemi ne sinkron me cdo prodhim qe mban vulen Made in Hollywood. Sigurisht qe edhe pse buxheti qe u shkon filmberesve nga telespektatoret shqiptare duhet te jete nje ze i paperfillshem pasi behet fjale per nje vend me popullsi te vogel edhe pse shume filmdashese drejtuesit e kinemave plasen duke u ankuar vazhdimisht per shikueshmerine perhere e ne renie gje qe shkaktohet jo vetem nga cmimet e larta por sidomos nga pirateria e ofruar nga videotekat. Kjo edhe pse ligjvenesi shqiptar ka sanksionuar nje ligj evropian per te drejten e autorit zbatimi i se ciles le shume per te deshiruar. Mjafton te permendim se lexojme vazhdimisht ne media qe ne SHBA qytetare te ndryshem gjobiten me shuma marramendese prej mijera dollaresh vetem e vetem pse kane shkarkuar nga interneti ne menyre pirate nje apo dy kenge qe i kishin fiksim

A kam une ndergjegje si shikuese Jo aspak Sa te shpenzoj 10 mije leke te vjetra ne kinema me mire marr ca patatina e rri ngrohte ne shtepine time vetem per 1 mije leke - thote nje vajze e re e cila shton se nuk ka lene film pa pare dhe qe tani po kerkon Little Fockers me Ben Stiller dhe Robert de Niro film i cili sipas djaloshit ne recepsion nuk eshte shkarkuar ende nga interneti.

Filma te tjere te nominuar ne kategori te ndryshme ishin edhe 127 hours The social network Inception etj. te cilet ne kemi kohe qe i kemi pasur ne raftet tona ende pa dale ne kinemate boterore - thote per Standard nje tjeter prej shitesve ne nje videoteke te njohur te kryeqytetit. A thua se ai po flet per cmimin e molleve ne treg nje gje absolutisht e ligjshme sic e dime te gjithe.

Pas kuintave te filmave... pirateria

Pyetjes se ku gjenden kaq lehte keto filma ne videoteke na pergjigjen se ka boll faqe ne internet nga ku mund te shkarkohen filmat me te fundit. Sigurisht faqe pirate na sqarojne por duhet te kene paksa cilesi te mire. Sa i takon atyre CD-ve qe shiten me kopertina cmimi eshte paksa me i shtrenjte plot 200 leke te reja sepse kopertina origjinale e filmit ka bere nje udhetim te gjate nga ndonje vend fqinj ndersa me pas eshte shumefishuar per kryeqytetasit e etur pas origjinales. Fitimet i llogarisni te gjithe vete... E pare nga afer kopertina e cdo filmi qe ne pjesen e pasme permban edhe perkthimin e subjektit te trajtuar nuk dallon fare nga origjinali pasi eshte nje mini-klon i tij. Natalie Portman eshte njelloj e bukur edhe ne Shqiperi...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›