E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrimtari Visar Zhiti riboton “Rrugët e Ferrit”

Mizoria dhe tmerri i kaluar në periudhën e komunizmit, vjen sërisht i përshkruar në romanin e Visar Zhitit.

Në botimin e ri, të librit të ripërpunuar, autori përshkruan arrestimin, gjykimin dhe dënimin e tij vetëm e vetëm për shkak të poezisë.

Në "Rrugët e ferrit" përshkruhen jo vetëm historia e tij por edhe ngjarjet nga jeta e bashkëvuajtëve të tjerë.
 

Zhiti e krahason, jetën e kaluar të tij dhe të tjerëve, në burg me ferrin që përshkruhet në librin e Dante Aligerit.
 

Sipas autorit e vërteta e hidhur duhet thënë që brezi i ri të kuptojë të shkuarën e Shqipërisë.
 

Lexuesi shpesh në libër do të përballet me të vërteta gati të pabesueshme, por autori shpreht se gjithçka e krijoi ai realitet diktatorital në periudhën e komunizmit ku fantazia nuk kishte vend.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›