Opozita kritikon privatizimin e Albpetrol: Mungesë transparence

Privatizimi i kompanisë Albpetrol pa transparencë ndikon në zhvillimin e korrupsionit. Opozita ka kërkuar prej Ministrisë së Ekonomisë më tepër informacion në lidhje me sektorin e naftës para se të miratohet ligji për privatizimin e plotë të Albpetrolit. Sipas deputetit, Eduard Shalsi, në këtë proçes ka mungesë transparence.
Ndërkohë që kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese u shpreh i hapur për të gjitha amendimet për këtë ligj.
Në komision u vendos që METE ti kthejë përgjigje të plota opozitës deri ditën e mërkurë dhe më pas të vazhdohet me miratimin e këtij ligji mjaft të rëndësishëm.