E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimtari i biografise Enver Hoxha te Kristal

Gazetari i njohur dhe shkrimtari i biografisë “Enver Hoxha” ka qenë i ftuar në Universitetin Kristal, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët e këtij universiteti për veprën e tij më të fundit “Enver Hoxha”. Fillimisht Fevziu i ka bërë një parantezë hyrëse librit dhe më pas ka mirëpritur çdo lloj pyetje.
Studentët nga ana e tyre kanë paraqitur mjaft interes për t’u njohur me brendinë e veprës, si dhe momentin se si i ka lindur ideja për të shkruar këtë biografi. Fevziu nga ana e tij ishte mjaft i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo lloj pyetje të studentëve. “Ky libër fillimisht ka lindur si skenarë filmi, dokumentarë dhe më pas e kam vendosur për ta realizuar si libër, pas konsultimit me mjaft studiues, historian dhe shkrimtar” tha Fevziu.
Kjo është një vepër publicitiko-historike dhe që është i bazuar në dokumenta origjinale. Libri deri më sot nuk ka patur asnjë kontestim për korpusin e dokumentave. Madje ky libër ka thyer rekordin e 20 viteve të fundit në shitje. Pas një bashëkëbisedimi prej 2 orësh me studenetë Fevziu u largua duke i uruar suksese studentëve.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›