Durres Ministrat e Mbrojtjes diskutojne per sfidat e perbashketa
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të rajonit janë takuar në Durrës, në konferencën e përbashkët “Bashkëpunimi rajonal, sfidat dhe pritshmëritë e reja”. Duke përshëndetur pjesëmarrësit, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, vlerësoi shkëmbimin e mendimeve dhe ideve që kanë një objektiv të përbashkët. Ministri Imami tha se Shqipëria do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e Misioneve Paqëruajtëse në vendet me konflikt përkrah të gjitha vendeve të NATO-s, pasi përbën një garanci reale për demokracinë e vendeve të rajonit dhe për çështjet e sigurisë.
Më pas, admirali James Stavridis vlerësoi veprimtarinë e misioneve ushtarake të vendeve të rajonit. Ai u ndal në sfidat e ardhme të këtyre vendeve, një pjesë e të cilave do të diskutohen gjatë takimit që po zhvillohet në Durrës. Në konferencë marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes së Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.