Marreveshjet e Unionit Fiskal

Vendimi bazë për krijimin e një Unioni Fiskal në Evropë tashmë është marrë. Ekspertët duhet të përpunojnë detajet brenda vetëm tre muajsh. Traktati i ri i Unionit Monetar do të firomset brenda muajit mars nga 26 vendet anëtare, pa pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe.
Një nga pikat më të rëndësishme ku u ra dakord në samitin e Brukselit për të arritur në një union fiskal ishte marrëveshja për një barazi thelbësore, si rregulla bazë e buxheteve të shtetëve anëtare. Parashikohet një deficit strukturor në kufirin e 0,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky kufi lë mundësi për një rregullim të deficitit në raste të cikleve ekonomike jo të favorshme apo në rrethana të jashtëzakonshme ekonomike. Zbatimi i frenimit të borxheve në të drejtën kombëtare, do të mbikqyret nga Gjykata Evropiane.
Një tjetër marëveshje e arritur lidhet me sanksionet automatike për vendet që do të shkelin rregullat e Unionit Fiskal. Nëse do të shkelet kufiri i 3% i deficitit mbi GDP-në dhe ai i 60% i borxhit publik, do të ketë vendosje të sanskioneve automatike, kundrejt shkelësve të ligjit. Sanksionet mund të përjashtohen vetëm në rast se një mazhorancë e cilësuar e Shteteve Anëtare të Eurozonës nuk është dakord. Nëse Komisioni i BE-së konstaton shkelje të rregullave të unionit fiskal apo deficite shumë të larta, ai hap një procedurë, e cila rrjedh sipas hapash të paracaktuar, pra në mënyrë thuajse automatike. Deri tani procedurat për deficitin duhej të miratoheshin nga ministrat e Financave. Në të ardhmen një procedurë deficiti mund të pengohet vetëm nëse dy të tretat e ministrave të financave vendosin shfuqizimin e mekanizmit automatik.
Kontrolle të buxheteve një tjerët e pikë e rëndësishme. Anëtarët e paktit të ri për euron duhet t'ia paraqesin buxhetet e tyre kombëtare Komisionit të BE-së, përpara se të miratohen përfundimisht nga parlamentet përkatëse. Komisioni i BE-së në rast shkeljesh të kufijve të lejuar të borxhit, mund të vendosë rregulla, të cilat duhen pranuar nga parlamentet kombëtare. Kështu Komisioni i BE-së merr shumë më tepër përgjegjësi nga sa ka sot.
Fond emergjence pranë FMN-së: Brenda 10 ditëve të ardhshme shtetet e Eurozonës do të vendosin për transferimin e 200 miliardë eurove tek FMN në Uashington: Këto para do t'u jepen si kredi shteteve të Eurozonës në situatë të vështirë, si Italia, por shoqëruar nga kushte shumë të rrepta. Është diskutuar që do të jetë BQE ajo që do të administrojë Fondin e Shpëtimit të Shteteve, pavarësisht se një vendim i tillë nuk i bindi të gjithë.
Mekanizmi europian i stabilitetit: Fondi afatgjatë i shpëtimit (ESM) do të jetë disponibël një vit përpara planit, dhe do të fillojë punën në verën e 2012. ESM do të pajiset më parë me kapital bazë nga buxhetet kombëtare. Ai do të ketë një volum prej deri 500 miliardë eurosh. Ngritja e tij do të zgjasë disa vite. ESM nuk do të ketë njëherë për njëherë liçencë bankare, pra nuk mund të huazojë vetë para nga BQE. Vendimi i ESM se cili vend mund të marrë kredi, nuk do të merret më njëzëri por me një shumicë prej 85% të aksioneve në kapitalin e fondit.
Asnjë përgjegjësi për kreditorët: Në të ardhmen nuk do të ketë më pjesëmarrje të kreditorëve privatë në ristrukturimin e borxhit të shteteve. Ky është një sinjal i qartë për tregjet financiare, se blerja e obligacioneve shtetërore evropiane nuk mbart rreziqe shtesë.
Traktati i ri do të firmoset në muajin mars dhe do të jenë 26 vendet anëtare të BE të cilët janë deklaruar të gatshëm të marrin pjesë. Vetëm Britania e Madhe mbetet jashtë këtij unioni.