Zarate te Real Madrid? Sulmuesi: Jo, faleminderit
Ylli i Lacios, Mauro Zarate, ka falënderuar Realin e Madridit që kërkon për shërbimet e tij, por deklaroi se nuk është i interesuar për një aventurë në Spanjë. Argjentinasi ka shkëlqyer në këtë sezon me skuadrën italiane, duke u shndërruar shumë shpejt në lojtarin e dëshiruar nga "big"-ët evropianë. "Ky është viti im", tha Zarate për francezen "So Foot". "Reali i Madridit është ëndrra e çdo lojtari, por për momentin ndihem mirë në Romë dhe nuk dua t‘i zhgënjej tifozët e Lacios. Jam përshtatur lehtësisht në Serinë A, pasi ky kampionat është mjaft i ngjashëm me Ligën në Argjentinë për sa i përket taktikës së lojës".