Betis Sevilja, "qitje" para sfidës me Atletiko Madrid
Nga Spanja vjen një lajm i pabesueshëm. Për të përgatitur transfertën e vështirë në fushën e Atletikos së Madridit, trajneri i Betis Seviljas, Pako Çaparro e ka dërguar skuadrën e tij që të luajë "Paintball" (lojë luftash me pushkë që gjuajnë topa boje). Ky është një sport që bazohet në strategji, ku kanë shumë rëndësi edhe forma fizike, lëvizshmëria, aksioni dhe puna në grup. Në fakt, tekniku Çaparro njihet si një person revolucionar, që përdor metoda në dukje të çuditshme te skuadrat që drejton. Në të kaluarën ai motivonte futbollistët e tij nëpërmjet filmave, librave dhe këngëve.