10 milionë euro për spitalin që nuk u ndërtua kurrë

E përditshmja italiane “La Repubblica” në një dosier të përgatitur për shpenzimet e fondeve publike në Itali, ka publikuar shpërdorime të mëdha të ardhurash, midis të cilave një pjesë të tyre për investime të parealizuara.
Në këtë dosier thuhet se humbjet kapin vlerën e rreth 60 miliardë dollarëve . Gazeta ka publikuar dhjeta raste të pagesave që kryhen nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane për investime të ndryshme, por të papërfunduara.
Një ndër këto raste është edhe ai i zbuluar nga Gjykata e Llogarive në Lacio. Ajo që citohet nga gjykata lidhet me ndërtimin e spitalit “Nën Tereza” nga fondacioni “Zonja e Këshillit të Mirë”, për të cilin u akorduan 20 milionë euro. Ajo që është e dyshimtë në këtë histori është fakti se pa filluar ende projekti 10 milionë euro humbën pa u kuptuar. Spitali i projektuar pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” nuk u ndërtua pasi projekti i nisur nga Konti Ferra u tërhoq dhe më pas u ndryshua për t’u kthyer në një universitet privat.
Polemika e kësaj çështjeje nisi kur gazetari investigativ shqiptar, Ilir Yzeiri, zbuloi detaje rreth këtij implikimi ku përfshihet qeveria shqiptare, fondacioni “Zonja e Këshillit të Mirë” (ZKM) dhe Ministria e Punëve të Jashtme italiane. Sipas këtij investigimi qeveria shqiptare me nismën “Shqipëria 1 euro”, i shiti fondacionit ZKM 100 mijë metra katrorë tokë me 1000 mijë euro.
Në këtë hapësirë do të ndërtohej spitali që do të mbante emrin e bamirëses shqiptare , Nën Terezës, pasi diçka e tillë ishte kërkuar pres kësaj të fundit në vitin 2003.
Pyetjet dhe dyshimet që u ngritën në programin “Hapur”, ishin sepse fondacioni nuk e ndërtoi spitalin, ku shkuan 10 milionë eurot e tjera që ishin caktuar për investimin dhe pse qeveria shqiptare nuk ja mori tokën këtij fondacioni kur plani për ndërtimin e spitalit nuk u zbatua, por u ndryshua duke ndërtuar një universitet privat për qëllime përfitimi.
Në vend të përgjigjes, fondacioni në fjalë reagoi duke e akuzuar gazetarin shqiptar, Ilir Yzeirin, për prishje të imazhit dhe kërkoi prej tij 100 mijë euro.
/Start/E. Gorica/
2012-03-01 13:49