E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH tërhiqet nga “eksperimentet” tek të sëmurët mendor

 Megjithësenë pr/ligj në pikën 1 të tij thuhet: “Kërkimet shkencore dhe eksperimentale ndaj personave me çrregullime mendore ndërmerren vetëm pasi të jetë marrë miratimi i informuar nga këta pacientë”, për Drejtorin e Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero, ky pr/ligj nuk parashikon kryerjen e kërkimeve shkencore, por të provave klinike.

“E para, ne nuk mund të bëjmë eksperimente tek njerëzit, sepse eksperimentet kryhen vetëm tek kafshët. Provat klinike do të kryhen vetëm për të parë efektin e medikamenteve që përdoren për të sëmurët dhe kjo në rast se ka konsensus me pacientin ose të afërmin e tij. Për shembull, në rast se vjen një medikament i ri në vend, do të ishte mirë jo vetëm për mjekët që merren me trajtimin e këtyre të sëmurëve që të njihnin ilaçin, por edhe për vetë pacientët që të shihej efektshmëria e tij. Edhe sikur të parashikoheshin eksperimente tek pacientët, kjo gjë do të ishte e pamundur të realizohej në vendin tonë, pasi mungon infrastruktura e nevojshme”, ka thënë Pipero për media.

Sipas tij, neni është keqinterpretuar. Megjithatë, pr/ligji u kundërshtua nga drejtuesit e Komitetit Kombëtar të Etikës Mjekësore, Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit. Gazeta Start e denoncoi projektligjin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë më datë 3 shkurt të këtij viti. /Start/

                                                                                             2012-03-01 11:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›