E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrirja e borës, dherat bllokojnë autostradën Kukës-Kalimash

KUKES - Përmirësimi i kushteve meteorologjike, si dhe shkrirja e borës në pjesën më të madhe të rajonit veri-lindor, ka bërë që në shumë akse rrugore të shkaktohen problemet e para. Burime nga Prefektura e Kukësit bëjnë me dije, se qindra metër kub dhera kanë rrëshqitur nga skarpatet anësore të "Rrugës së Kombit", duke bllokuar korsitë e saj.

Mësohet se situata më problematike paraqitet në segmentin e autostradës Kukës-Kalimash, në vendin e quajtur Kolsh, ku si pasojë e rrëshqitjes së dherave është bllokuar njëra korsi. Burimet e mësipërme sqarojnë, se kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e autostradës ka nisur punën për pastrimin e të gjithë gjatësisë së saj.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›