Komando Aleksandër Peci: Sot në Tiranë, jam i lumtur
TIRANË- Sot mbërrin në Rinas Aleksandër Peci, nëntetari shqiptar i plagosur në Afganistan më 20 shkurt të këtij viti, pas një sulmi të një polici afgan. Këtë e bëri të ditur vetë Peci, i cili në faqen e tij të rrjetit social Facebook, shkruan se “nesër do të jetë një ditë shumë e lumtur për mua se në orën 11:00 do jem në Rinas. Do jem shumë i lumtur që do të shkel prapë në Atdhe”.
Peci që nga data 23 shkurt gjendet në spitalin ushtarak amerikan të Landstuhl, që gjendet në qytetin e njohur të Kaiserslautenit. Në Rinas pritet të organizohet një pritje zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, por do të ketë familjarë, miq të afërm dhe shumë shqiptarë të tjerë që i janë bashkuar familjes në dhimbjen dhe shpresën e saj që djali i tyre, 24 vjeçari Peci të kthehet mirë e shëndoshë në atdhe.
Pritja e Pecit do të ketë nota festive, pasi ai fillimisht u konsiderua i vdekur nga autoritetet shtetërore, e më pas u mor vesh se ai ishte në gjendje koma.
FETI VOGLI
Ndërsa shprehet gëzim për ardhjen në atdhe të Aleksandër Pecit, shteti shqiptar e përcolli me nderime komandon shqiptar të vrarë, 31 vjeçarin Feti Vogli. Trupi i tij u soll në Shqipëri pesë ditë pas sulmit në Kandahar dhe me një ceremoni zyrtare shtetërore u preh pranë dëshmorëve të tjerë, në Varrezat e Dëshmorëve “Nënë Shqipëri”.
20 SHKURT
Më 20 shkurt Feti Vogli, Aleksandër Peci dhe pjestarë të tjerë shqiptarë të “Eagle 4” në Afganistan, u gjetën nën sulmin e armës të një polici afgan. Nga ky sulm gjeti vdekjen komandant Vogli, tashmë dëshmorë i atdheut dhe u plagos rëndë nëntetar Peci.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)