Tiranë, shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, pranga edhe klientit
TIRANE- Një rrjet i mirëorgani zuar i shfrytëzimit të prostitutave, i ngjashëm me agjencitë e shërbimit të seksit, është shkatërruar ditën e djeshme duke shënuar arrestimin e parë të një klienti në bazë të ndryshimeve të bëra vetëm pak ditë më parë në Kodin Penal. Operacioni i zhvilluar nga ana e Seksionit Kundër Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës, i koduar "Fshehtësia" është finalizuar në orët e para të ditës së djeshme dhe çoi në arrestimin e 4 personave. Mësohet se, të arrestuarit janë Fatmir Lizi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje, i cili kishte rolin e taksistit; Niva Kokollari (Dalipi), 25 vjeçe, e cila ishte dhe "tutorja" e prostitutës; Ardian Keçi, 41 vjeç banues ne Shijak klienti si dhe 23-vjeçarja Eljana Trushaj, e cila ishte dhe punëtorja e seksit. Arrestimi i tyre është bërë në një nga hotelet në autostradën Tiranë-Durrës ku është kapur në flagrancë Eljana Trushaj duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me Ardian Keçin, ndërsa Niva Kokolari (Dalipi) dhe Fatmir Lizi kanë ndërmjetësuar.
HETIMET
Ka qenë një hetim i nisur rreth një muaj më parë nga forcat e Seksionit Kundër Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një numër i madh vajzash ushtronin prostitucion, me dëshirë ose jo, kundrejt shumave të konsiderueshme që varionin nga 50 euro për një orë, e deri në 400 euro për një natë. Nga hetimet është arritur të zbulohet se tutorja ishte 25- vjeçarja Niva Kokollari (Dalipi), e cila kishte arritur të ndërtonte një biznes të mirëfilltë të seksit. Nga hetimet rezulton se ishin së paku 9 vajza, të cilat "menaxhoheshin" prej saj. Për të ndihmuar biznesin, 25-vjeçarja kishte "punësuar" dhe një shofer taksie, i cili bënte të mundur transportin e vajzave për në destinacionin përfundimtar, shërbim ky i cili ishte i përfshirë në pagesën përfundimtare. Ajo që vihet re në këtë rrjet prostitucion është fakti se, të gjitha takimet liheshin me anë të telefonit dhe ishte vajza ajo që shkonte në vendin që caktonte klienti. Niva Kokollari së bashku Fatmir Lizin ishin ata që merrnin porositë nga klientë të ndryshëm, të cilët në shumicën e rasteve ishin të rregullt. Pas marrjes së porosisë, Lizi merrte në taksi vajzën që kishte kërkuar klienti dhe e dërgonte atë në vendin e caktuar më parë. Pasi e linte, Lizi priste në makinë për të kthyer sërish vajzën në shtëpi. Ndërkaq, rezulton se fitimet e mbledhura nga kjo veprimtari ndaheshin mes prostitutës, tutores dhe taksistit. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës dhe më konkretisht Seksioni Kundër Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme është duke vijuar hetimin për identifikimin e të tjera prostitutave që bashkëpunonin me këtë "agjenci", numri i të cilave deri më tani rezulton të jetë në tetë, por ende nuk bëhet të ditura detaje ose emra të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)