E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrirja e instituteve, shkurtimet ne dore te stafit

Luljeta Ndoka
Seleksionimi brenda llojit, eshte gjeja qe i vret me shume punonjesit e instituteve qe kane kaluar ne varesi te Universitetit Politeknik. Me shume sesa fakti qe ata kane mbi nje muaj pa marre rrogen, apo se Albtelekomi u ka shkeputur linjen telefonike, ata i vret fakti qe do te heqin njeri-tjetrin nga puna. Nga 80 punonjes qe jane aktualisht punonjesit e Institutit te Energjise, Ujit dhe Mjedisit (para nje muaji Instituti i Hidrometeorologjise), ata do te shkurtohen dhe do te mbeten vetem 35 te tille.
Nje heshtje e madhe e ka perfshire Institutin e Hidrometeorologjise. Punonjesit e tij preferojne ta quajne serish keshtu, duke kujtuar momentet e arta kur ishin ne varesi te Akademise se Shkencave, dhe kur marrja e rroges ne kohen e duhur nuk ishte nje luks. Sipas burimeve nga Universiteti Politeknik, i cili eshte epror i Institutit te Energjise, Ujit dhe Mjedisit, duhet te shkurtohen plot 45 vete nga puna, dhe nje gje e tille ka shkaktuar nje stres te jashtezakonshem mes punonjesve. Kur i pyet autoritetet e ketij universiteti se kush do t’i beje keto shkurtime, ata pergjigjen: “Do t’i bejne vete!”. E pra, punonjesit e ish-Institutit te Hidrometeorologjise, do te vendosin me konsensus se cilet do te mbijetojne dhe cilet do te seleksionohen. Seleksionimi brenda llojit do te vendose ndoshta jo qe te ikin me te paaftit, por ata qe nuk u hyjne shume ne pune, per shkak te specifikes se institutit.
Me teper shanse per te qendruar kane specialistet me tituj, ndersa punonjesit e administrates rrezikojne te mbeten pa pune. Te pakten keshtu e parashikon vendimi qe parashikon “tkurrjen” e stafeve te instituteve. Ai shkaktoi polemika dhe pakenaqesi te medha, per shkak se qindra punonjes te ketyre instituteve do t’u thone lamtumire vendeve te punes. Me nje numer me te reduktuar punonjesish ulet dhe roli qe kane ne shkencat shqiptare keto institucione. Megjithate, tashme gjithcka eshte vendosur, dhe nuk ka me hapa mbrapa.

Nuk paguan faturat, u pritet linja telefonike
Prej disa ditesh, specialistet e Institutit te Hidrometeorologjise i kane lene bosh katroret, ku shenoheshin temperaturat minimale, maksimale si dhe sasia e reshjeve neper rrethe. Shkak per kete eshte bere fakti se ende nuk eshte levruar fondi per Institutin e Energjise, Ujit dhe Mjedisit. “Per nje fature 2-mije lekeshe na kane nderprere linjen telefonike, me ane te se ciles komunikojme me rrethet per parashikimin e motit”, thote nje punonjes, i cili kerkon zgjidhje ne dyert e Universitetit Politeknik. Punonjeset e ketij te fundit tregohen te sjellshme me te, duke i shpjeguar se me t’u levruar fondi, gjithcka do te zgjidhet. Te pakten per ata qe do te jene ende te punesuar atje.

Institutet e shkrira ne qendrat e meposhtme:

Qendra Nderuniversitare e Studimeve Albanologjike
Instituti i Historise
Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise
Instituti i Arkeologjise
Instituti i Kultures Popullore
Qendra e Enciklopedise Shqiptare
Qendra e Studimit te Arteve
Qendra Kerkimore universitare e Gjeoshkencave
Instituti i Sizmologjise
Instituti i Fizikes Berthamore
Instituti i Kerkimeve Biologjike
Instituti i Informatikes dhe Matematikes se Aplikuar
Qendra e Studimeve Gjeografike
Qendra Kerkimore Universitare e Ujit, Energjise dhe Mjedisit
Instituti i Hidrometeorologjise
Qendra e Kerkimeve Hidraulike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›