Drejtoria e Kolaudimit, 1400 taksapagues me shume
Drejtoria e Kontrollit te Automjeteve ne Elbasan e ka rritur me 1400 numrin e taksapaguesve per vitin 2007. Drejtori i Drejtorise Rajonale te Kontrollit te Automjeteve ne Elbasan, Adi Madhi, u shpreh se gjate vitit 2006 numeroheshin 12 mije persona dhe subjekte qe derdhen detyrimet dhe u pajisen me dokumentacionin e nevojshem. Ndersa per vitin 2007, numri i tyre shkoi ne 13400, duke grumbulluar mbi 26 milione leke te reja ne arken e shtetit. Nje kujdes i vecante i eshte kushtuar rritjes se cilesise se sherbimeve. Per pasoje, Drejtoria Rajonale e Kontrollit te Automjeteve ne Elbasan ka kaluar ne kategorine e pare. Madhi u shpreh se ditet e para te muajit Drejtoria e Tatimeve ka sjelle listen e subjekteve dhe firmave private qe jane debitore ne shtet. Lidhur me firmat e medha, Madhi ka kerkuar nderhyrjen e instancave, duke propozuar mos futjen e tyre ne tendere, pa likuiduar me pare detyrimet qe kane per automjetet dhe ne tatime. "Nese do te veprohej ne kete menyre, atehere brenda 24 oreve te gjithe firmat debitore do te nxitonin te perfundonin procedurat dhe detyrimet qe kane me ne dhe me tatim-taksen".
Fatos Salliu