Shkrirja mes PD dhe PDR-se, paralel me zgjedhor partiake
Partia Demokrate e Re e krijuar nga Genc Pollo ne vitin 2000 nuk do ekziston me. Kjo pasi pak muaj me pare mes kryeministrit Sali Berisha, njekohesisht kryetari i Partise Demokratike dhe kryetarit te PDR-se, Genc Pollo, njekohesisht zevendeskryeminister, u nenshkrua marreveshja per nisjen e shkrirjes se ketyre dy partive. Sipas marreveshjes se nenshkruar, kjo shkrije ka si qellim kontribuuimin ne fitoren e PD-se ne zgjedhjet e ardhme parlamentare. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha deklaroi se shkrirja e ketyre partive eshte nje lajm i mire per elektoratin e djathte. Sipas Berishes, ky lajm ishte mirepritur edhe nga kryesia e Partive Popullore Evropiane, ne te cilen edhe PD dhe PDR ishin pjese. Ndersa Genc Pollo ka theksuar se koalicioni politik qeveritar ne tre vitet e tij ka treguar edhe nje qendrueshmeri shume te forte, ka realizuar nje pikepamje qe gjithmone kane qene te perbashketa per partite tona dhe ka kryer reforma te rendesishme. Sipas tij, bashkimi mes dy partive do te behet ne te gjitha strukturat dhe ky proces do te drejtohet nga Astrit Patozi i PD-se dhe Tritan Shehu i PDR-se te cilet jane duke vendosur edhe detajet teknike dhe numerike qe lidhen me bashkimin e ketyre dy partive. Dy deputetet e PDR-se, Genc Pollo dhe Tritan Shehu tani jane perfaqesues te grupit parlamentare te PD-se. Shkrirja mes ketyre dy partive po vijon paralel me zgjedhjen brenda strukturave te PD.