Dega e PD, Tirane, gati gara mes kandidateve te medhenj
Dega e Tiranes eshte edhe dega kryesore ku eshte perqendruar vemendja per zgjedhjet e kryetarit te PD-se. Ishte shpallja e kandidimit nga ana e ish-ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj qe beri te kthehej vemendja mediatike te ky proces brenda demokrateve. Keshtu deputeti demokrat Mustafaj, prej me shume se nje muaji ka nisur organizimin per te marre postin e kryetarit te PD-se ne kryeqytet. Kandidatura e ish0shefit te diplomacise shqiptare nuk ka dale nga seksionet dhe grup seksionet e PD te kryeqytetit, si propozim i tyre, por eshte e veteshpallur. Me pas si kandidature e mundshme per degen e PD-se ne Tirane u artikulua edhe ajo e drejtorit aktual te KESH-it, Gjergji Bojaxhi. Ky i fundit i pyetur per kete gare as e pohoi dhe as e mohoi kandidimin, duke shprehur se ishte i gatshem qe ne cdo moment te merrte pjese ne nje gare te tille. Nje kandidature e shpallur tashme per kete gare eshte edhe ajo e deputetit te PD, Edi Paloka. Ne nje prononcim per mediat, Paloka deklaroi se do te hynte ne kete gare dhe se do te niste organizimin per fushaten e tij me perfaqesuesit e PD-se ne Tirane. Kandidatura e fundit e shpallur per kete gare eshte edhe ajo e deputetes se PD-se, Lajla Pernaska e cila pasi u propozua nga seksionet e PD-se per kete gare pranoi te behej pjese e saj. Por burime ne PD bejne te ditur se ende disa kandidatura te reja pritet te dalin dhe te behen pjese e gares per zgjedhjen e kryetarit te PD-se ne kryeqytet.