Shkruaj për ty
Giuseppe DI BIASI
Shkruaj për ty
Sy të mbyllur nga gjumi ndërsa metroja të çon në shtëpi.
Dhe nesër do të jetë si sot: makina të tjera,
të njëjtat rrugë të njëjtat trotuare për të parakaluar.
Të tjerë policë që u duhet shpëtuar; mbrojtës
Për t’i ngopur me pare dhe ndere të veçanta,
Nesër, nesër… derrkucë të tjerë për t’i ngopur,
për t’i nginjur, të tjerë njerëz të vegjël për t’i zvjerdhur.
Shkruaj për ty, syçokollatë,
ninfë dhe sorkadhe ARIKE.
Të shikoj ty në këtë metro dhe shoh Afrikën:
tambur i botës, diell tepër i nxehtë për vdekje
shi që s’e ngop tokën, gojën.
Të shikoj ty dhe shoh luftëtarë që vallzojnë
Dhe gra që qajnë.
Syçokollatë: diamant dhe shkretëtirë.
Çeçilja
Je ylli që drejton marinarin
preh e detit në furtunë, je një busull,
një beril, një barrierë koralore,
një shkëmb me diell në mes të detit.
Je uji i freskët që e pi endacaku
një ditë me zheg gushti,
je puhija e këndshme që përkëdhel lëkurën e bronzuar,
je një ylber me qindra ngjyra…
Je buzëqeshja e një fëmije që sapo ka pushuar së qari,
një lule e sapoçelur
dhe e lagur ende nga vesa, një akullore
me qindra shije.
Je një kafe e mirë e marrë në bar mëngjesin e së dielës,
një kallam i pirë me Dinon në orën pesë të mëngjesit,
një trembëdhjetë në totokalç, Napoli në serinë e dytë A,
je “qielli në një dhomë ” , “Vëmendja”
e Batiatos dhe Sgalambros, “Rimeli dhe gruaja top”,
“kënga e diellit”, “engjëjt dhe ai q녔
Je ajo që ëndërroja që prej kohësh, një bluzë blu,
breshka ime e blertë, një gushkuq i blertë,
“Fight Club“, “tetë e gjysmë e dolce vita”
e Felinit, “ si dy krokodilë “,
“ tutto l’amore che c’è ” dhe “ Bastogne” e Bricit,
një fushë me luledielli, fushë e luleve e Xhordano Bruno.
Je Mario: djalë i përjetshëm dhe mjeshtër i jetës.
Je vrapimi prapa një topi, je një biçikletë
Dhe gjunjtë e rjepur nga rrëzimet e vrullshme,
një zhytje në asfaltin e Luigjit
portier futbolli.
Je dashuria, dhimbja, gëzimi dhe lotët,
tortura dhe zhelet e zemrës sime
që qan, që qesh dhe shumë të tjera gjëra
që një libër nuk mund
t’i tregojë.
Çe Guevara
I dhe zë ati që belbëzonte
I dhe atdhe atij
që s’ kishte as pluhur.
I dhe një shpresë,
një forcë të re të bërë nga tërbimi,
dëshira për të jetuar, rijetuar,
njerëzve të taksur
që të durojnë përherë.
Pushofsh në paqe, Komandant.
Krijues dhe shkatërrues
Dhe tani cilës pëlhurë do t’i japësh shpirt?
Me cilat ngjyra dhe kush do të jetë gruaja
që do ta bësh të pavdekshme?
Do të jetë Dea e Olimpit apo putana
e një bordelloje franceze ?
do të jetë pasioni apo përbuzja ajo dritë
në sytë e tu që pasqyrojnë si pasqyra
imazhin e saj pa veshje?
Do të jetë një trup i përsosur apo do të jetë i rreckosur
nga koha, nga ti, nga penelat?
Edhe bota të nderon dhe ngjyros
Tokën me gjak.
Adios, Pablo
KOBZI
Baltë mendimi i përmbyllur
Në lëvozhgën jonjerëzore dhe kobzezë.
Koha nuk ngop erën e kaluar,
tymosur në kampe
me tela me gjemba.
Zbrazen pushkët
pa një përse.
Furra dhe furrtarë,
qenie njerëzore
të bëra bukë.
Përktheu Faslli Haliti
14 Prill 2009