E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedagogët e Durrësit, 7 muaj pa honorare

29/05/2009  U thuhet se pagesa është çështje ditësh. Kërkohet kontroll financiar

DURRES- Që nga koha e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin e Durrësit, në tetor të vitit 2008 e deri në fund të këtij asnjë nga pedagogët e Durrësit nuk ka marrë shpërblimin për orët e leksioneve, seminareve dhe testimet e provimit.

Mospagimi

Janë rreth 50 pedagogë të jashtëm në sistemin “part-time”, të cilët në 7 muaj punë nuk kanë përfituar asnjë lek në universitetin “Aleksandër Moisiu”. Mosardhja e fondit është motivuar me shumë arsye, por zyrtarisht nuk është pohuar se çfarë ka ndodhur realisht me këtë kategori lektorësh të auditorëve të universitetit. Ajo që së paku u është deklaruar edhe atyre pedagogëve që kanë qenë të interesuar të dinë se ç’po ndodh u është thënë se problemi në fjalë është çështje ditësh. Por një deklarim i tillë ka lënë skeptikë pjesën tjetër të pedagogëve, të cilët kanë hedhur dyshime për destinacionin e fondeve të dhënë për Universitetin e Durrësit, enkas për honorarët e semestrit të parë. Ndonëse pagesa për një orë akademike nuk kalon të 400 lekët, shumë pedagogë ngase kanë pasur ngarkesë të dukshme duhet të përfitojnë shuma jo të vogla. Në rregulloren dhe udhëzimet përkatëse lidhur me trajtimin financiar të kësaj kategorie mësohet se pedagogët e jashtëm marrin shpërblimin për orët e dhëna një muaj më pas. Pedagogët e interesuar kanë shkuar edhe më tej duke kërkuar nga instancat më të larta kontroll financiar për fondet që i janë dhënë këtij universiteti. Ky është rasti i parë që pedagogët e sistemit “part-time” duhet të presin kaq gjatë për të marrë paratë që iu garanton ligji, ndërsa dyshimet e lëshuara lidhur me mundësinë e shpenzimit të tyre në një tjetër destinacion kanë lënë shteg të hapur për kontroll të shpejtë. Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet dhe në universitetet në Tiranë. Pothuajse në të njëjtin shqetësim ndodhen dhe pedagogë të jashtëm apo dhe të brendshëm të Universitetit të Tiranës, atij të Politeknikut si dhe të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Në të shumtën e rasteve pedagogëve u është thënë se nuk ka fonde të mjaftueshme për t’i paguar dhe se priten nga MASH-i. Ky problem i hasur sivjet në Universitetin e Durrësit nuk është i panjohur nga pedagogët e Tiranës. Shumë prej tyre detyrohen të japin mësim pa para thjesht në shpresën se një ditë do t’i marrin apo dhe me frikën se nëse protestojnë mund të zëvendësohen me të tjerë.

HONORARET

Janë rreth 50 pedagogë të jashtëm në sistemin “part-time”, të cilët në 7 muaj punë nuk kanë përfituar asnjë lek në universitetin “Aleksandër Moisiu”. Mosardhja e fondit është motivuar me shumë arsye, por zyrtarisht nuk është pohuar se çfarë ka ndodhur. Ajo që së paku u është deklaruar edhe atyre pedagogëve të interesuar është se zgjidhja do të jetë çështje ditësh.

KËRKESA

Në rregulloren dhe udhëzimet përkatëse lidhur me trajtimin financiar të kësaj kategorie mësohet se pedagogët e jashtëm marrin shpërblimin për orët e dhëna një muaj më pas. Ata shpërblehen rreth 400 lekë për një orë leksioni. Pedagogët e interesuar kanë shkuar edhe më tej duke kërkuar nga instancat më të larta kontroll financiar për fondet që i janë dhënë këtij universiteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›