E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrumbohet hoteli në Durrës, shkak shkëndija elektrike

>Një hotel tre katësh është përfshirë nga flakët mesditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 minuta, pikërisht në katin e tretë të hotel Riviera në lagjen numër 14, Durrës. Zjarri është konstatuar në fillim nga personeli i hotelit, i cili megjithëse i alarmuar ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat kanë mundur të neutralizojnë flakët si dhe të vënë në kontroll situatën brenda pak minutave. Si pasojë e flakëve fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz por vetëm materiale. Si pasojë e rënies së zjarrit, kati 3 i hotelit ka dalë jashtë funksionit, me dëme të shumta materiale, duke u shkrumbuar pjesërisht katin e tretë pavarësisht nga ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse dhe policisë. Kanë qenë të paktën dy zjarrfikëse si dhe një ambulancë  që kanë zbarkuar në vendngjarje dhe kanë luftuar me flakët që janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak se kati i tretë ishte ndërtuar pjesërisht me dërrasë. Fatmirësisht në hotelin ku ka rënë zjarri nuk kishte pushues. Policia bën të ditur se nuk janë shënuar viktima apo të lënduar si pasojë e zjarrit, por dëme materiale të cilat llogariten një disa miliona lekë. Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje pohon se akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e një shkëndije elektrike në katin e tretë të këtij hoteli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›