E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrumbohet një fabrikë vaji në Vaqarr

Flakët kanë shpërthyer herët në mëngjesin e së mërkurës, ndërsa të gjitha makinat e zjarrfikëseve të Tiranës kanë shkuar në vendin e ngjarjes brenda pak minutash për të shuar flakët.

Zjarri është i përmasave të mëdha dhe aktualisht po punohet për ta vënë nën kontroll. Qindra litra vaj i ambalazhuar është shkrumbuar nga flakët, ndërsa kjo ka ndihmuar në shtimin e flakëve.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar, pasi rojet janë larguar në kohë, duke lajmëruar edhe zjarrfikëset. Burime zyrtare nga ndërmarrja e zjarrfikësve të kryeqytetit bëjnë me dije se aktualisht zjarri është nën kontroll. /Start/

                                                                                             2011-10-19 08:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›