E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zënkë midis grash, plagoset me thikë 19-vjeçarja

Ngjarja ndodhi në fshatin Librazhd Katund të komunës Qendër në Librazhd, kur 47-vjeçarja Skëderije Hysa ka goditur me thikë shtetasen N.Skura, 19-vjeç. Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur për motive banale.

E dëmtuara u dërgua menjëherë në spitalin e Librazhdit, për të marrë mjekimin e nevojshëm. Policia ka shoqëruar në komisariat gruan për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Një grup hetimor u dërgua në vendngjarje për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. /Start/

                                                                                             2011-10-19 08:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›