Gjykata : Pranojme Al Kadi ne video-konference
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda pranon kerkesen e avokateve te administratorit te “Kullave Binjake” ne Tirane, Hamzeh Abu Rayyan, per thirrjen ne video-konference si deshmitar te eprorit te tij, sheikut arab, Yasin Al Kadi. Togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Sander Simoni, vendosen dje te pranojne disa prej kerkesave te bera nga avokati mbrojtes i te pandehurit Abu Rayyan, por rrezuan pretendimin per te thirrur deshmitar ish-ministrin e Financave, Arben Malaj dhe ate aktual, Ridvan Bode, deri ne nje moment te dyte te procesit. Nderkohe qe, gjykata ka pranuar edhe marrjen ne pyetje te deshmitareve te kerkuar nga mbrojtja, pervec zyrtareve te larte. Hamzeh Abu Rayyan akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda per “fshehje te fondeve dhe pronave, e vjelje e te ardhurave nga pronat e sekuestruara”. Asetet e Al Kadi jane ngrire qe prej vitit 2001 dhe behet fjale per 29 biznese, qe administrohen nga Rayyan, i cili eshte ndjekur penalisht nga prokuroria.
R.C