E Diel, 1 Nëntor 2026

“Me premtoi martese, por me nxori ne rruge”

Redinalda Caushaj
Martese dhe jete te lumtur ne cift, pasi te dilte ne rruge dhe te shiste trupin e saj kundrejt klienteve ne Greqi. Ky ka qene kushti i vendosur per nje 20-vjecare, nga Vlora, prej te dyshuarit Damiano Toshi, i denuar me burgim te perjetshem per vrasje te dy basketbollisteve ne Korce, por qe ka nje tjeter proces gjyqesor te hapur. Historia e vajzes, qe sot jeton ne shtetin helen, eshte lexuar dje nga prokurori i ceshtjes ne seancen e pare gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Deshmia eshte dhene me 14 prill te vitit 2005, kur dhe e demtuara Fatbardha H., ka denoncuar 23-vjecarin Toshi, i cili vetem pak muaj me pare eshte ekstraduar ne Shqiperi nga Gjermania. “Personi, i cili me kishte premtuar martese dhe nje jete te lumtur, me ka rrahur per dite me radhe, pasi nuk doja te dilja ne rruge e te punoja si prostitute. Kurse me leket qe do te fitoja, do te ndertonim me pas nje jete me te mire ne Shqiperi”, thuhej ne deshmine e lexuar dje.
Vajza ka rrefyer se si ne muajin gusht, te vitit 2003, eshte larguar nga familja e saj, e cila jetonte ne Vlore dhe ka ardhur ne kryeqytet. Ne Tirane, ajo eshte strehuar ne qendren “Vatra”. Drejtoresha e qendres e kishte ndihmuar qe te fillonte nje kurs rrobaqepesie, ku ka njohur Flamurin, nje djale, i cili edhe e ka propozuar qe te lidheshin bashke. “Nuk pranova te lidhesha me te, ndersa Flamuri me prezantoi me nje tjeter djale, qe quhej Ervin Toshi (sipas vajzes Damiano nuk i ka treguar emrin e vertete), qe me premtoi dhe martese”, thuhet ne procesverbalin e firmosur nga 20-vjecarja. Djali i eshte prezantuar si nje 20-vjecar student me korrespondence, kurse ajo ishte rreth te 17-ve.
E gjendur perballe faktit se ishte e vetme dhe me deshiren per te filluar nje jete te re, Fatbardha ka pranuar te lidhet me Ervin Toshin (Damiano). Kane udhetuar nga Tirana drejt Korces dhe per shkak se vajza nuk fliste me prinderit e saj, i riu e ka marre ne banesen e tij. “Nepermjet nje shoku te tij me nxori nje pasaporte me emrin Dashuri Vercani dhe kaluam nga pika doganore e Qafe Thanes. Aty nuk u kontrolluam dhe perfunduam ne Selanik, ku na priste nje shok i Ervinit”, thote 20-vjecarja. Sapo ka kaluar kufirin, gjithcka ka ndryshuar. Fatbardhes i eshte prezantuar e dashura e shokut te Ervinit, Flori, e cila i ka thene se duhet te punonte me te si prostitute ne nje bordello. “Fillimisht nuk reagoi, por me pas me rrihte dhe kercenonte se duhet te punoja ne rruge per te siguruar leke, pasi nuk kishte rrugezgjidhje tjeter”, perfundon rrefimi.
Arratia nga hoteli dhe rrefimi ne polici
Gjate deshmise se dhene perpara oficereve te policise gjyqesore, Fatbardha H., ka rrefyer gjithashtu se, si ne fund te vitit 2004, se bashku me vajzen tjeter, Fiorin, kane shkuar ne nje hotel, ku edhe do te kryenin marredhenie seksuale me nje grek, kundrejt pageses. Por, sapo ka hyre ne dhome, vajza ka nisur te qaje, nderkohe qe tjetra i ka bertitur, duke i thene: “Pusho, se do bej seks me te dhe per kete gje kam ardhur”. Vajza ka dale nga dhoma dhe eshte larguar, duke iu afruar nje oficine ne qytetin e Selanikut, ku ka kerkuar edhe ndihmen e policise greke, ku ka kryer denoncimin.
Nga vrasja e basketbollisteve, te trafiqet
I pandehuri Damiano Toshi eshte denuar me pare me burgim te perjetshem nga Gjykata e Krimeve te Renda, per vrasje te kryer ne bashkepunim te dy basketbollisteve ne Korce. Toshi se bashku me Vasil Stratin, jane denuar si autore te ekzekutimit te Sokol Jahollari dhe Rafael Riza. Ai aktualisht gjendet ne proces per vepren penale te “trafikimit femrave me qellime prostitucioni”. Sipas hetimeve te kryera nga policia greke dhe Prokuroria e Krimeve te Renda, ngjarja ka ndodhur gjate vitit 2004, ne Greqi. Organi akuzes pretendon se 23-vjecari eshte fajtor per mashtrimin e vajzave, te cilave u premtonte martese dhe me pas i nxirrte me force ne rruge, qe te punonin si prostituta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›