E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, 9 vjet burg me pak vrasesit te francezit

Tirane - Gjykata e Tiranes kunder prokurorise per pretencen ndaj nje te pandehuri per vrasje te nje studenti francez ne qytetin e Nantes. Trupi gjykues, i kryesuar nga Bledar Abdullai, ka denuar dje me 7 vjet e 4 muaj Zamir Povaten, nga 16 vjet, qe kerkoi organi i akuzes dy seanca me pare per vepren penale te “vrasjes me dashje”. Ngjarja ka ndodhur ne France me daten 20 qershor te vitit 1996, kur shqiptari ka vrare shtetasin francez, Jackey Aubeau. Sipas hetimeve, shkak i vrasjeve kane qene pazaret e prishura per trafikun e droges. Nderkohe qe per kete veper penale Gjykata e Shkalles se Pare te Nantes e denoi me 30 vjet heqje lirie Povaten, qe u kap ne Durres, muaj me pare. Drejtesia shqiptare eshte njohur me vendimin, por mungesa e marreveshjes per ekstradim ka bere qe ceshtja te gjykohej ne Shqiperi.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›