E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF, deklarate per shtyp ne lidhjje me konfliktin FSHF-TVSH

Federata Shqiptare e Futbollit, me ane te kesaj deklarate per shtyp deshiron ti kerkoje publikisht Televizionit Publik Shqiptar qe te shlyeje sa me shpejt te jete e mundur detyrimin financiar, sipas kontrates se nenshkruar per transmetimin e ndeshjeve eliminatore te Kupes se Botes Gjermani 2006 te ekipit kombetare shqiptar.
Federata Shqiptare e Futbollit nuk mund te kete marredhenie institucionale me kete televizion, kur nuk eshte zbatuar kontrata zyrtare e nenshkruar nga te dy palet, cka cenon edhe transmetimin e ndeshjeve eliminatore te Euro 2008 qe fillojne ne muajin shtator.
Televizioni Publik Shqiptar nga kjo e drejte televizive ka perfituar kohen publicitare te mjaftueshme nga e cila rrjedhimisht ka perfituar shuma te konsiderueshme financiare qe mbulojne shpenzimet per blerjen e kesaj te drejte dhe jo per te permbushur kapricot personale per t'u defryer ne lojera fati dhe kazino.
Federata Shqiptare e Futbollit, nisur nga deklarimet e drejtuesve te Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve, se ky intsitucion do te reagoje ashper ne rast te moszbatimit te ligjit lidhur me te drejten televizive te perfaqesueses shqiptare, kerkon nga institucioni ne fjale, qe mbron te drejtat e sportit dhe te futbollit ne kete rast, qe te nderhyje ne menyre institucionale me qellimin qe FSHF te perfitoj- me shume nga keto te drejta financiare qe i sherbejne futbollit shqiptar dhe ekipit kombetar dhe jo te sulmoje ne cdo moment institucionin e futbollit.
Federata Shqiptare e Futbollit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›