E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja U-21 kunder Sllovakise

Kombetarja U-21 do te luaje sot ne oren 19:00 ne Senec te Sllovakise kunder skuadres vendase, per kualifikueset e kampionatit evropian. Trajneri Artan Bushati dhe skuadra e tij kane udhetuar drejt Sllovakise me synimin per te marre maksimumin, edhe pse suksesi nuk eshte nje qellim ne vetvete. Bushati e ka deklaruar disa here se synimi i tij eshte pergatitja e lojtareve per kombetaren A, por kjo nuk do ta pengoje te kerkoje rezultat pozitiv ne ndeshjet evropiane. "Do te perpiqemi te marrim maksimumin nga ndeshja me Sllovakine", thote Bushati. "Une e kam thene shpeshhere qe do te isha i lumtur ikur te pergatisja dy apo tre lojtare per kombetaren dhe ky eshte synimi im. Por kjo nuk do te thote se do te hyjme ne ndeshje pa objektiva dhe pa deshire per sukses. Do te kerkojme e pakta nje pike, edhe pse kundershtari eshte favorit". Trajneri shton se ai deshiron te ndertoje nje grup kompakt ne kombetaren U-21 dhe per kete arsye ka thirrur shume lojtare nen moshe. "13 nga lojtaret qe kam grumbulluar jane tre deri kater vjet nen moshen e lejuar. Dua qe keta lojtare te ecin e te rriten bashke ne skuadren U-21, pasi keshtu do te kene me teper mundesi zhvillimi", rrefen trajneri. Duke folur konkretisht per ndeshjen e sotme, ai thote se djemte jane te gjithe te motivuar dhe me deshire per te dhene maksimumin. "Shume lojtare jane debutues dhe kjo ishte arsyeja qe patem disa dite stervitjeje me teper. Te gjithe jane te motivuar per takimin dhe shpresojne qe te mos dalin duarbosh. Nje faktor pozitiv ka qene ardhja e Tefik Osmanit. Pervecse lojtar cilesor, ai sjell pervojen e kombetares, edhe pse eshte shume i ri. Kjo ua rrit besimin lojtareve te tjere dhe une shpresoj shume se Osmani do ta beje me se miri detyren e tij", thote Bushati. Pas ndeshjes me Sllovakine, kuqezinjte do te kene nje ndeshje luksi, kunder Spanjes, por Bushati nuk komenton per te: "Ne tani luajme me Sllovakine dhe nuk mendojme per asnje tjeter. Per Spanjen do te mendojme kur te vije koha". Formacioni i mundshem i Shqiperise ne ndeshjen e sotme kunder Sllovakise eshte: Koliqi, Osmani, Dushku, Arapi, Mile, Agolli, Lila, Veliaj, Bakaj, Abazaj, Pema.

D.Ikonomi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›