Zviceranët votojnë për të ligjëruar heroinën
Zviceranët po votojnë në një seri referendumesh për të vendosur politikat që do ndjekë ky shtet me drogat ilegale. Në një prej pikave që po votohen, është nëse duhet aprovuar apo jo heroina si përbërës i përhershëm në sistemin shëndetësor të vendit. Sondazhet tregojnë se votuesit do ta aprovojnë planin, i cili do ta bëjë Zvicrën vendin e parë në botë që do të përfshijë heroinën në listën e medikamenteve të ligjshme. Por një propozim tjetër për të ligjëruar kanabisin ka pak shanse të aprovohet.