Kinë, lideri komunist paralajmëron për ekonominë
Presidenti Hu Jintao ka paralajmëruar se kriza globale financiare mund ta dobësojë aftësinë e shtetit të tij për të qenë konkurrent në treg. Presidenti e bëri vërejtjen gjatë një mbledhjeje të Politbyrosë kineze dhe fjalët e tij u publikuan menjëherë nga media shtetërore. Hu Jintao tha se ulja e ritmeve të rritjes ekonomike do të bëjë që shteti të ndiejë më pas efektin e krizës ekonomike. Ai vërejti gjithashtu se situata ekonomike aktuale ishte një test për aftësinë qeverisëse të Partisë Komuniste.