Shkumbini-Vllaznia 1-0, vendos MuigradiçShkumbini me këtë fitore, e 7-ta sezonale, u ngjit në kuotën e 27 pikëve, duke mbajtur sërish vendin e 5-të. Vllaznia mbetet ende në vendin e parë me 34 pikë.

Shkumbini i Gugash Maganit i bëri një rinisje të bukur pjesës së dytë të kampionatit (Java 18), duke mposhtur 1-0 Vllazninë kryesuese në Peqin. Golin e vetëm të takimit e realizoi me kokë mbrojtësi serbi-boshnjak 23-vjeçar Ahmet Muigradiç në minutën e 17-të.
Blerja dimërore e peqinasve ishte dhe lojtari më i mirë në fushë, duke debutuar me gol që në ndeshjen e parë me skuadrën e presidentit Xhavit Ismaili. Goli i Muigradiçit, lojtarit të tretë të huaj te Shkumbini, ishte dhe goli i 50-të historik i peqinasve në 38 takime historike kundër shkodranëve.
Për Vllazninë kjo ishte humbja e dytë rresht pas asaj me Dinamon në “Loro Boriçi”. Një sinjal jo i mirë për trajnerin Agim Canaj, edhe pse presidenti Fushaj nënshkroi me katër lojtarë në merkaton dimërore. Kjo ishte fitorja e 14-të e Shkumbinit në 38-të takime historike me Vllazninë (18 fitore, 6 barazime).
Shkumbini me këtë fitore, e 7-ta sezonale, u ngjit në kuotën e 27 pikëve, duke mbajtur sërish vendin e 5-të. Vllaznia mbetet ende në vendin e parë me 34 pikë.
E Shtune, 31 Janar 2009