E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari-Apolonia 0-2. Ah, këta serbët!Kjo ishte dhe fitorja e 17-të e Apolonisë në 60 ndeshje historike me Flamurtarin, që nga ana e tij ka koleksionuar 29 fitore (14 barazime). Në fazën e parë takimi midis këtyre dy skuadrave përfundoi 1-1.

Apolonia bën gjëmën në Vlorë. Skuadra fierake e drejtuar me kompetencë nga serbi Esad Karishik fitoi me Flamurtarin me rezultatin e pastër 0-2. Golat për bardhejeshilët u realizuan në pjesën e dytë nga sulmuesi serb Mlladen Bërkiç (55’) dhe mesfushori serb Semir Haxhiluliç (89’).

Për Mlladen Bërkiç ky ishte goli i pestë sezonal me fanellën e Apolonisë, duke qenë ai golashënuesi më i mirë i skuadrës. 

Flamurtari pësoi humbjen e dytë rresht po me rezultatin 2-0, pas asaj me Partizanin në kryeqytet. Humbja me Apoloninë ishte edhe humbja e dytë në shtëpi në nëntë takime të Flamurtarit, pas asaj me Elbasanin. Një humbje që e shqetëson jo pak trajnerin vlonjate Edmond Liçaj.

Apolonia, tashmë në kuotën e 21 pikëve, është katër pikë e shkëputur nga Bylisi i vendit të 10-të.

Kjo ishte dhe fitorja e 17-të e Apolonisë në 60 ndeshje historike me Flamurtarin, që nga ana e tij ka koleksionuar 29 fitore (14 barazime). Në fazën e parë takimi midis këtyre dy skuadrave përfundoi 1-1.

E Shtune, 31 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›