eshtja came PDU ne Departamentin e Shtetit

Idrizi dhe Tahiri lobim ne SHBA per zgjidhjen came. ZvSekretari i shtetit Black premton lobimin ne institucionet amerikane.
eshtja came merr nje mbeshtetje te forte per nje zgjidhje perfundimtare kete here nga shteti me i fuqishem i botes SHBA. Partia Drejtesi dhe Unitet nisi dje lobimin e saj zyrtar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per zgjidhjen e ceshtjes came. Ne diten e pare te takimeve PDU u be forca e pare politike shqiptare qe merr ftese nga Departamenti Amerikan i Shtetit per te diskutuar per kete ceshtjeje ne prizmin e nje dite kushtuar ndihmes se dhene nga shqiptaret ndaj hebrenjve ne Luften e Dyte Boterore ku u ra dakord edhe ne bashkerendimin per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Po dje drejtuesit e PDU-se u takuan me lobistin e njohur Charlie Black i cili mori persiper lobimin e intensifikuar dhe te vazhdueshem per ceshtjen came ne institucionet amerikane. Me ftese te vecante te Departamentit Amerikan te Shtetit kryetari i PDU-se deputeti Shpetim Idrizi si dhe deputeti Dashamir Tahiri moren pjese ne nje aktivitet te rendesishem ne Uashington DC ku u pasqyruan perpjekjet e popullit shqiptar per ndihmen e dhene komunitetit hebre gjate viteve te veshtira te pushtimit nazifashist. Ne kete aktivitet u ngrit dhe u diskutua ceshtja came si nje nga ceshtjet e fundit te pazgjidhura te Ballkanit si edhe ceshtja e hebrenjve ne fokusin e humanizmit te treguar nga populli shqiptar ne shpetimin dhe mbrojtjen e jetes se tyre. Takimi u hap nga drejtorja per Evropen ne Departamentin Amerikan te Shtetit njekohesisht zevendesndihmessekretarja znj. Jennifer Brush. Gjate takimit z. Idrizi theksoi edhe nje here rendesine e njohjes dhe nxjerrjes ne drite te ceshtjes came e cila per 60 vjet eshte mbajtur ne heshtje. I derguari special per ceshtjet e Holokaustit z. Dauglas Davidson dhe e derguara speciale per monitorimin dhe luften kunder semitizmit zonja Hannah Rosenthal shprehen deshiren e tyre per te mbeshtetur popullin shqiptar qe ka treguar humanizmin e vet sa here i eshte kerkuar nga historia. Ne keto takime u diskutua thelbi i ceshtjes came marredheniet ballkanike analogjia e ceshtjes came dhe asaj hebreje ne prizmin e tyre kundrejt vuajtjeve te pesuara nga shteti grek ne shekullin e kaluar. U prezantua historiku i kesaj ceshtjeje dhe pasojat historike ende te pazgjidhura te saj. Ne Departamentin e Shtetit u diskutua prezantimi ne vijim i kesaj ceshtjeje dhe rruga nga lobimi deri ne zgjidhjen e saj perfundimtare. U ra dakord per nje koordinim te punes ne vijim dhe takime te shpeshta dhe te bashkerenduara per te synuar nje sensibilizim dhe zgjidhje perfundimtare te kesaj ceshtjeje. Kryetari Idrizi shprehu mirenjohjen e tij per mbeshtetjen e pakufizuar te te gjithe aktoreve te cilet promovojne dhe mbrojne vlerat e patjetersueshme te te drejtave te njeriut ato te prones dhe parimeve te sanksionuara ne kartat nderkombetare e qe jane te pasqyruara edhe ne Kushtetuten amerikane dhe ne parimet e Komitetit te Helsinkit. Takimi me strategjistin dhe lobistin e njohur te politikes amerikane z. Charlie Black ishte shume frytdhenes ne percaktimin e nje axhende te perbashket dhe mundesine e bashkepunimit per lobimin nderkombetare te kesaj ceshtjeje dhe lobimin prane strukturave te shtetit amerikan. Z. Black shprehu gatishmerine per te perfaqesuar PDU-ne ne perpjekjet e saj per zgjidhjen perfundimtare dhe te drejte te kesaj ceshtjeje. Takimet e PDU-se do te vijojne ne ditet ne vijim me shume aktore te tjere politikeberes ne Uashington ikago Boston dhe Nju Jork per te promovuar dhe zgjidhur kete ceshtje dhe per te hapur deget e PDU-se ne keto qytete.
Doreheqja PDU vlereson kontributin e Sejdiut
Partia Drejtesi dhe Unitet vlereson kontributin e z. Fatmir Sejdiu ne krye te shtetit te Kosoves ndersa e vlereson doreheqjen e tij si nje shembull te demokracise. PDU permes nje deklarate per mediat shprehu dje vleresimin e saj me te madh per kontributin qe z. Sejdiu ka dhene ne krye te Kosoves si nje nder finalizuesit e procesit te pavaresimit te saj dhe si nje pasardhes i denje i Presidentit te ndjere te Kosoves Ibrahim Rrugova. Vendimi i tij per te dhene doreheqjen pavaresisht pse vendimi i gjykates nuk ishte shperndare ende zyrtarisht tregon nje shembull te paprecedente demokracie respektimi ndaj institucioneve dhe ndaj nje shoqerie te shendoshe cka duhet marre per shembull ne te gjithe Ballkanin. Figura e z. Sejdiu arriti te sherbente si nje pike uniteti ne periudhen e veshtire te politikes se Kosoves ne prag te shpalljes se pavaresise se saj. Kontributi i tij ne kete proces jo vetem si politikan por edhe si nje akademik i angazhuar politikisht eshte i pamohueshem dhe i cmueshem nga te gjithe ne. Akti i tij i fundit i doreheqjes nga posti i Presidentit te Kosoves e tregon me se miri kete pohim.