E Diel, 1 Nëntor 2026

Tomori arrin fitoren e parë, Beselidhja merr kryesimin

Tomori arriti fitoren e parë në tri javët e zhvilluara në Kategorinë e Parë duke mposhtur në shtëpi Sopotin e Librazhdit me rezultatin 2-1. Shinko shënoi dy gola (13', 27') ndërsa golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë, Shkëlqim Hajdari realizoi golin e nderit për Sopoptin në minutën e 90 me penallti. Tomori me këtë fitore morri edhe tri pikët e para pas dy humbjeve.
Fitore arriti edhe Besëlidhja në Lezhë me Tepelën (2-1) duke u ngjitue në kuotën e 7 pikëve dhe duke marrë kryesimin e përkohshëm në pritje të zhvillimit të ndeshjes Ada-Skënderbeu.
Erzeni nuk arriti të moshtë në shtëpi Lacin, në një ndeshje që u mbyll pa gola.
Lushnja regjistroi një fitore me dy gola, një për cdo pjesë në fitoren 2-0 me Turbinën. Gentian Cela shënoi me penallit në minutën e 15-të dhe Suko dyfishoi rezultatin në minutën e 84. Lushnja u ngjit në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Turbina pësoi humbjen e parë në kampionat.

TOMORI 2
SOPOTI 1
Shënues: Shinko 13', 27'/ Hajdari 90'(11-m)
Gjyqtarë: E. Dobi, B. Mesi, A. Molla.
Stadiumi "Tomori", Berat

ERZENI 0
LACI 0
Gjyqtarë: I. Gashi, B. Bejko, A. Shkëmbi.
Stadiumi "Tofik Jashari", Shijak

LUSHNJA 2
TURBINA 0
Shënues: G. Cela 15'(11-m), D. Suko 84'
Gjyqtarë: R. Shoshaj, D. Agaraj, I. Ziraj.
Stadiumi "Roza Haxhiu", Lushnje

BESËLIDHJA 2
TEPELENA 1
Shënues:
Gjyqtarë: A. Kastrati, L. Mustafai, S. Zeka
Stadiumi "Besëlidhja", Lezhë

RENDITJA
Beslidhja 7
Lushnja 6
Skenderbeu 6
Sopoti 4
Turbina 4
Burreli 4
Erzeni 4
Laci 4
Tepelena 3
Pogradeci 3
BilishtSport 3
Tomorri 3
Gramshi 0
Ada 0
24 shtator 2006, ora 15:00

GRAMSHI
POGRADECI
Gjyqtarë: L. Guzja, E. Miho, P. Guranjaku.
Fusha Sportive, Gramsh

ADA
SKËNDERBEU
Gjyqtarë: M. Sopjani, G. Koka, D. Rezha
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër

BURRELI
BILISHTI
Gjyqtarë: B. Breshani, M. Dervishi, Ë. Pjetrushi.
Fusha Sportive, Burrel

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›