E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini nuk fal as Elbasanin

Shkumbini vazhdoi serine e fitoreve duke mposhtur 2-1 Elbasanin ne Ruzhdi Bizhuta duke u ngjitur ne kuoten e 14 pikeve ndersa verdheblute e Krenar Alimehmetit saldohen ne vendin e fundit.

Emiljano Veliaj shenoi per peqinasit ne minuten e 11-te goli i tij i dyte sezonal por Endri Dalipi 38 barazoi per elbasanasit me penallti. Edhe per Dalipin ky ishte goli i tij i dyte.

Golin e fitores per Shkumbinin e realizoi Altin Gerbovic ne minuten e 88-te. Boshnjaku kishte rezultuar deciziv edhe ne fitoren 1-0 ndaj Vllaznise madje me nje gol ne minuten e 89-te. Goli i dyte sezonal per te.

Per here te fundit ne Elbasan Shkumbini kishte fituar 1-0 me 26 tetor te vitit 2002.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele 31 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›