E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradona feston 50- vjetorin. Jeta mes suksesit dhe deshtimit

Legjenda e futbollit boteror Diego Armando Maradona ka mbushur 50 vjec. Nje gjysme shekulli i jetur nga ekstremi ne ekstrem per Pibe Dor. Ne fillim shkelqimi i nje telenti me spektakel gola dhe me pas lufta me drogen e alkolin qe degraduan jeten e nje legjende i cili pervec fushes se lojes pati dhe nje ndeshje mbase me te veshtiren ate me vdekjen.

Diego Armando Maradona ishte djali i peste nga tete femijet e nje familjeje punetoresh te nje fabrike ne Buenos Aires por qe ne moshe te vogel ai do te binte ne sy per talentin ne futboll.

Pas transferimit te skuadra me e madhe argjentinase Boca Juniors me te cilen fitoi titullin kampion Maradona u transferua te Barcelona per 3 milione dollare nje shifer rekord per kohen. Ne kampionatin spanjoll ai qendroi per dy sezone perpara se te kalonte ne Itali te Napoli nje tjeter levizje qe do te pasqyrohej me shume buje.

Por karriera e tij do te kapte kulmin ne Boterorin 1986. Golat e tij kunder Anglise kane hyre ne historine e futbollit boteror ndersa me pas ne finalen e stadiumit Askeca ai do te ngrinte Kupen e Botes pas fitores 3-2 kunder Gjermanise Perendimore.

Ngjitja e tij ne olimpin e futbollit do te vazhdonte me titujt e fituar te Napoli dy here kampion ne Itali dhe nje Kupe UEFA te fituar ne vitin 1989. Ketu perfundon dhe shkelqimi i Diego Armando Maradones pasi ne vitet 90 karriera e tij do te karakterizohej me pezullimet per shkak te deshtimit ne restet anti-doping ku ne tre raste ai rezultoi pozitiv per perdorim te kokaines dhe substancave te tjera dopuese. Pas nje rikthimi te deshtuar si futbollist jeta e Maradones rrezikoi te nderpritej ne vitin 2004 pas problemeve ne zemer.

Pas rehabilitimit te Kube Maradona nisi karrieren e tij si trajner duke marre drejtimin e kombetares se Argjentines te cilen e drejtoi pa sukses ne Boterorin 2010 dhe u largua nga detyra menjehere pas perfundimit te ketij kompeticioni dhe 50 vjetori i ditelindjes e gjen mes ndeshjesh bamiresie dhe vizitave qe iu ben miqve te tij shume te perfolur te politikes boterore si Fidel Kastro apo Ugo Chaves.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›